anitaduka2's Reading List
3 stories
Të luash me zjarrin by selenophilenian
selenophilenian
  • WpView
    Reads 3,349
  • WpVote
    Votes 612
  • WpPart
    Parts 20
Kur ishim të vegjël, na treguan se nuk duhet të luanim me zjarrin, por kurrë nuk na dhanë një arsye. Gjimnazi Kinderhaus, zhvillon një ekskursion veror me të gjithë nxënësit e asaj shkolle. Azriel Hubert, Serein Ardolf, Nesta Laurier, Dolent Hart dhe Tauriel Atonal, janë të bindur se pas legjendës së shpirtit të zjarrit, nuk fshihet një e vërtetë. Të sigurt se diçka e tillë nuk ekzistonte, flasin rreth një zjarri të ndezur në një natë të qetë, pranë një liqeni, për t'i vërtetuar Aprina Hanlon, një vajzë që besonte në histori, që e gjithë legjenda është një trillim për të trembur njerëzit. Por çfarë do të ndodhë kur lëvizje të çuditshme fillojnë të ndodhin në terren? Cilët do të jenë viktimat? Po të mbijetuarit? Një vrasës serial. Një horror drithërues. A kishte të drejtë legjenda? Mos vallë ata kanë ringjallur shpirtin e zjarrit? ©selenophilenian, Wattpad.
Haters - Lovers (Shqip) by Ihdrab
Ihdrab
  • WpView
    Reads 64,515
  • WpVote
    Votes 3,829
  • WpPart
    Parts 1
Njihuni me Megan Kruz, një vajzë 23 vjeçare, krejt e vetme në mes të një qyteti të madh, me shumë taksa për të paguar, dhe me një jetë të vetmuar brenda 4 mureve të një apartameti të vjetëruar, fati i së cilës qe i shkruar të gjente sërish punë në një lokal me turne të ndryshme, pak pasi e pushuan nga puna e mëparshme... Jeta e Megan ndryshon totalisht kur ajo përballet në një mënyrë aspak të këndshme me bilionerin arrogant Flavio Fernandez. Përplasjet mes saj dhe tij bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke e bërë Meganin ta urrejë më shumë atë njeri. Gjithçka arrin kulmin kur ai i bën një ofertë pune, të cilën Megan është e detyruar ta pranojë, në të kundërt do të humbasë punën aktuale të saj... Çfarë ndodh më pas? Si do të ecë marrëdhënia mes të dyve? A do të vazhdojë Megan ta urrejë atë njeri, apo diçka tjetër do të ndodhë mes të dyve? Një histori e mbushur me dramë, tension, urrejtje, panik, nga ku lind një romancë toksike mes dy personave krejt të ndryshëm nga njëri-tjetri që e çon historinë në një nivel pasioni dhe ironie në të njëjtën kohë. Mbi të gjitha, një histori që garanton të qeshura dhe humor pafund, nga fillimi deri në fund. *** Rreth "Haters - Lovers": Kjo histori është e trilluar. Emrat, personazhet, vendet dhe ngjarjet e përmendura janë të sajuara nga autorja, dhe kanë për qëllim ta bëjnë historinë të duket si e vërtetë. Çdo ngjashmëri me fakte, vende dhe njerëz të gjallë apo të vdekur, është krejtësisht rastësore. *** © Të gjitha të drejtat e rezervuara ⚠ Kujdes: Ky libër nuk lejohet të kopjohet, printohet apo të përkthehet, pa lejen e autores.
Inside Love✔ by Nimfa_Roze
Nimfa_Roze
  • WpView
    Reads 22,281
  • WpVote
    Votes 1,255
  • WpPart
    Parts 41
(PERFUNDUAR✅) Ajo ishte flutura e ferrit te saj ndersa ai ishte heroi i endrrave te saj. Ador nje vajze 20-vjecare e mbyllur ne burgun e fatit te saj kerkon celesin per te dal nga ai vend me cdo kusht. Armani djali simpatik i kryemafias kthehet per te nje hero dhe nje perbindesh ne nje perrall te shkruar nga vete ajo. Rastesia ishte ajo qe i takoj dhe nje trendafil i eger ishte ai i cili i lidhi perjete. Cfare do te ndodh me vone? Me cfare do te perballen ata? Kush do te jete ajo e cila do te perzier gjakerat per ne mesin e nje dashurie? *** Mori ere nga trendafili dhe me kujdes ndjeu dicka t'i levizte ne doren e tij. -C'mund te jete?-veshtroj me kujdes nje leter te palosur mire. E pa me dyshim dhe duke kthyer koken sa majtas-djathtas hapi ate leter ku lexoj shenimin: "Me ndihmo" °•○•°Gjithcka qe duhet eshte vetem dashuria❤🌹 Publikuar: 17 August 2020 Perfunduar: 2 September 2021 ✔Te gjithe te drejtat te rezervuara