🌾best ones!
9 stories
Më e çmuar se vetë jeta by selenophilenian
selenophilenian
  • WpView
    Reads 5,442
  • WpVote
    Votes 1,230
  • WpPart
    Parts 40
Një vepër arti e natyrës, një magji universale me një ngjyrë blu të thellë. Shkëlqimi i tij është unik dhe ka një karakteristikë të vetme: t'i "dhurojë" vuajtjen e vdekjen atij që e zotëron. Jemi në Indinë misterioze dhe magjike, ku historia ngatërrohet me legjendën, e shenjta me laiken, e mira me të keqen dhe jeta me një, diamant? The Hope Diamond, ose i quajtur ndryshe Le Bijou du Roi (Bizhuteria e mbretit), Le bleu de France (Bluja e Francës) apo Tavernier Blue, ka qenë diamanti më i çmuar dhe më i kërkuar në botë, por njëkohësisht edhe më famëkeqi, më misteriozi dhe më i rrezikshmi. Gjithçka filloi kur diamanti u vodh, nga syri i një idhulli të shenjtë, hyjnisë hindu Sita. Ditët e sotme qëndron i sigurt në Muzeun Kombëtar Smithsonian i Historisë Natyrore në Uashington, D.C., në krye të koleksionit të gurëve të çmuar. Por edhe për sa kohë do të jetë i tillë? Kush do të mundohet ta zotërojë atë sërish, pavarësisht mallkimit që ai gur mbart? Cilat janë objektivat e tjera të këtij personi? Aksion, aventurë, tradhëti, krim. A do të ketë ky diamant sërish një pronar pas kaq shumë vitesh? Nominuar në "The Wattys 2023". ©selenophilenian, Wattpad.
Kaos: Teoria e Fundit by selenophilenian
selenophilenian
  • WpView
    Reads 3,452
  • WpVote
    Votes 654
  • WpPart
    Parts 24
Të gjithë e kanë frikë vdekjen. Shpesh e përshkruar si e egër dhe e errët. Të paktën kështu mendojnë njerëzit. Por a është në të vërtetë e tillë? Doktor Valdmar Andris, gjatë një eksperimenti shkencor mbi një trup të vdekur në Lituani, zbulon diçka që do ta çonte botën drejt shfarrosjes. I bindur se e kishte të pamundur të jetonte me një ide të tillë, kryen vetëvrasje një ditë më vonë, duke varrosur kështu këtë sekret me veten e tij. Disa muaj hetim për shkaqet që çuan doktorin në vetëvrasje pa asnjë rezultat, bëjnë që vajza e tij Svajone Andris, të vihet në kërkim e vetme për të mësuar më shumë, duke anashkaluar jetën e saj të përditshme. Çfarë do të mësojë ajo? A do të mund ta menaxhojë situatën në të cilën është futur? Vetëvrasje apo sabotim? E errët dhe e egër. Jeta apo vdekja? Një kaos do të ndodhë. Nga dëshira për ta jetuar jetën, apo për t'i dhënë fund asaj? ©selenophilenian, Wattpad.
Të luash me zjarrin by selenophilenian
selenophilenian
  • WpView
    Reads 3,338
  • WpVote
    Votes 612
  • WpPart
    Parts 20
Kur ishim të vegjël, na treguan se nuk duhet të luanim me zjarrin, por kurrë nuk na dhanë një arsye. Gjimnazi Kinderhaus, zhvillon një ekskursion veror me të gjithë nxënësit e asaj shkolle. Azriel Hubert, Serein Ardolf, Nesta Laurier, Dolent Hart dhe Tauriel Atonal, janë të bindur se pas legjendës së shpirtit të zjarrit, nuk fshihet një e vërtetë. Të sigurt se diçka e tillë nuk ekzistonte, flasin rreth një zjarri të ndezur në një natë të qetë, pranë një liqeni, për t'i vërtetuar Aprina Hanlon, një vajzë që besonte në histori, që e gjithë legjenda është një trillim për të trembur njerëzit. Por çfarë do të ndodhë kur lëvizje të çuditshme fillojnë të ndodhin në terren? Cilët do të jenë viktimat? Po të mbijetuarit? Një vrasës serial. Një horror drithërues. A kishte të drejtë legjenda? Mos vallë ata kanë ringjallur shpirtin e zjarrit? ©selenophilenian, Wattpad.
Maori by selenophilenian
selenophilenian
  • WpView
    Reads 4,444
  • WpVote
    Votes 1,152
  • WpPart
    Parts 30
Dy mundësi të jepen në jetë; të sigurosh jetesën ose të ndjekësh ëndrrën. Dhe ajo i zgjodhi të dyja. Maori Oak, vajza më e apasionuar në Universitetin e teknologjisë dhe komunikimit, merr pjesë në konkursin vjetor midis dy kompanive të avancuara të teknologjisë: USR dhe ICT. Konkursi ka për qëllim të nxjerrë në pah aftësitë e konkurrentit më të mirë; fituesi bëhet pjesë e projektit teknologjik të vitit. A do të arrijë Maori të bëhet pjesë e këtij projekti? Kush do ta ndihmojë atë? Pse do ta ketë të vështirë? Një luftë midis dy kompanive më të famshme në vend. Një ëndërr për t'u bërë realitet. Një vjedhje në ditën e shënuar. Një akuzë e gabuar. Një ngatërresë robotike. Një shkaktar. E çfarë tjetër mund ta çojë vendin drejt një apokalipsi? ©selenophilenian, Wattpad.
Azariela✔️(Short story)  by Ninushja
Ninushja
  • WpView
    Reads 860
  • WpVote
    Votes 134
  • WpPart
    Parts 5
Përbindëshat janë realë, fantazmat gjithashtu. Ata jetojnë brenda nesh dhe ndonjëherë ia dalin të fitojnë. Ata zgjedhin njerëzit e dobët, ata zgjedhin njerëzit që dorëzohen lehtë. Njerëzit si Azar. . . . . . . © Të gjitha të drejtat e këtij libri, kësaj ideje janë të miat, AKA @Ninushja . Kopertina bërë nga @Selenophilenian
Kujdes prej Dështakëve by Gisela_P
Gisela_P
  • WpView
    Reads 3,490
  • WpVote
    Votes 562
  • WpPart
    Parts 21
E PERFUNDUAR ✔ "Ajo ishte aty,nuk e shihja po arrija ta ndieja.Degjoja vazhdimisht ate tingullin e diçkaje te lengshme qe pikonte.Nuk ishte uje as ndonje lloj lageshtire.Ishte gjaku i saj qe vazhdonte te derdhej edhe pse ajo nuk jetonte me.Por serish me qendronte prane,per te me kujtuar vazhdimisht se ishte faji im,se nese nuk do ishte per mua ajo do te ishte ende gjalle..." KUJDES! Historia perdor gjuhe te rende dhe permban tematika qe mund te jene shqetesuese per disa lexues.Read it at your own risk. Publikuar me 21.07.2021 Mbaruar me 22.08.2021 Te drejtat i perkasin autores. Nuk lejohet kopimi dhe shperndarja e historise nga persona te tjere Cover nga blueskiessuck
Ku është Roberta? by Gisela_P
Gisela_P
  • WpView
    Reads 2,586
  • WpVote
    Votes 499
  • WpPart
    Parts 15
E PERFUNDUAR ✔ "Te premtoj se do te te gjej Roberta.- thashe. Shpresoja qe ajo te me kishte degjuar kudo qe te ishte." Qetesia e qytetit te Guindenit do te prishet kur Roberta Anders zhduket papritur diten e fundit te pushimeve verore. Ne nje vend ku nuk ndodh kurre asgje zhdukja e saj nis te behet e papranueshme. Megjithate shpresa se ajo do te kthehet ende nuk ka humbur... 18.08.2020 12.09.2020 Kjo eshte nje histori e tera e bazuar ne trillim. Emra, vende edhe ngjarjet jane teresisht produkt i imagjinates dhe çdo ngjashmeri e mundshme me njerez, vende apo ngjarje te verteta ose jo jane krejtesisht rastesore. Te drejtat i perkasin autores. Nuk lejohet kopimi dhe shperndarja e historise nga persona te tjere. Cover nga shtriga_cool
Libra dhe Skateboard by Gisela_P
Gisela_P
  • WpView
    Reads 3,132
  • WpVote
    Votes 581
  • WpPart
    Parts 18
E PERFUNDUAR✔ Nje telash i pamenduar mire do te bashkoje Nikolain,djalin qe çdo prind do te ishte krenar dhe nxenesin per tu marre shembull,me Blejk nje vajze moskokecarese per te cilen nje derrase e vjeter skejtbordi eshte thesari i saj me i çmuar. "E perse te mos e mendosh te nesermen? Çfare ka kaq te papranueshme ne kete mes? Ajo mori fryme dhe e nxori mjaft ngadale prepara se te kthehej nga une. Syte e saj nuk ishin me aq blu por nje nuance gri e shplare i kishte mbeshtjelle. -Sepse lendohesh kur nuk shkon siç e deshiron ti dhe krijohet nje boshllek i tille me te cilin do te duhet te jetosh çdo dite pa mundur qe ta plotesosh sado perpjekje te deshperuara te besh. Mendon vazhdimisht se si do arrish te ecesh me kete hapsire te zbrazet brenda teje por ia arrin edhe pse pa ndonje arsye te mirefillte. Ti thjesht ia del por hapsira mbetet gjithnje atje qe te te kujtoje plaget, zhgenjimet dhe paaftesine per t'i ndryshuar gjerat." Shpresoj shume tju pelqeje 1 #read 4 #broken 13 #teenfiction Cover nga shtriga_cool
Tinguj të Shpirtrave Tanë by Gisela_P
Gisela_P
  • WpView
    Reads 2,543
  • WpVote
    Votes 487
  • WpPart
    Parts 27
E PERFUNDUAR✔ E vendosur mes endrrave te shumta edhe nje realiteti zhgenjyes Hejli do te perpiqet t'i jape nje drejtim te ri jetes se saj. Pas takimit me Xhoni Gold idhullin e saj ajo deshiron te beje vetem nje gje: te percjelle ndjenjat e saj me zerin dhe talentin e panjohur qe zoteron. "Une zgjata duart edhe mora foton e vogel ku kishte shenuar "Per miken time te vogel,Hejlin" shoqeruar bashke me autografin e tij. Doktori u pa te dilte nga shtepia e tij. Me dhuroi edhe nje buzeqeshje tjeter edhe me pershendeti. E pashe edhe njehere foton e vogel duke u betuar se do e ruaja gjithnje e duke shpresuar se nje dite do ta takoja serish, ndoshta duke u bere pjese e botes se tij. Nuk do ta mendoja kurre se si ajo dite do e ndryshonte jeten time pergjithnje." 1 ne #albanian 1 ne #music 3 ne #generalfiction Cover nga Shtriga_cool