starfishqueen1
Në një pyll të vogël, një pemë e lashtë mban në trungun e saj një zgavër të krijuar nga rrufeja.
Prej vitesh, njerëzit lënë aty letra për ata që kanë humbur, për ata me të cilët nuk flasin më, ose për fjalët që nuk patën guxim t'i thoshin kurrë.
Tesa Arden shkon te pema për të lënë një letër plot zemërim.
Por një letër tjetër bie në këmbët e saj.
Është e vjetër. Nuk ka emër në të.
Dhe fjalët që gjen brenda duket sikur të jenë shkruar posaçërisht për të.
Tesa kthehet përsëri.
Dhe përsëri.
Sepse sa më shumë letra lexon, aq më e vështirë bëhet të besojë se gjithçka është thjesht rastësi.
Ndoshta pema nuk ruan vetëm letrat e njerëzve.
Ndoshta di edhe kujt t'ia japë.