Magji Stories

Refine by tag:
magji
magji

4 Stories

  • Misteri i malit by en1209
    en1209
    • WpView
      Reads 549
    • WpPart
      Parts 17
    Ato po ecnin ngadalë përgjatë shtegut që përdridhej mes pemëve të holla, degët e të cilave shtriheshin si krahë të gjatë mbi kokat e tyre. Nuk ishte si çdo pyll tjetër-këtu, gjithçka ndriçohej nga një nuancë e thellë blu. Barërat dhe lulet anash shtegut nuk ishin të gjelbra, por të errëta, të mbushura me një shkëlqim të ftohtë, sikur ajri mbi to të ishte i mbarsur me magji. Petalet vezullonin butësisht në errësirë, ndërsa copa të vogla drite tundeshin midis gjetheve, duke u zhdukur sa herë që vajzat përpiqeshin t'i vështronin nga afër. Ajri kishte një freski të çuditshme, as të ftohtë e as të ngrohtë, por të huaj. Hapat e tyre jehonin lehtë mbi dheun e butë, sikur pylli vetë po i dëgjonte. Nuk kishte gjurmë të jetës-nuk kishte zogj që cicëronin, nuk kishte insekte që fshiheshin mes gjetheve. Vetëm ata dhe errësira blu që dukej se thellohej me çdo hap. Amelia ndali për një moment, duke mbajtur dorën mbi kraharor. -Reina...- zëri i saj ishte vetëm një pëshpërimë, gati e përthithur nga nata përreth. -A ke ndjesinë sikur po na vëzhgojnë? Reina s'e tha me zë, por edhe ajo e kishte ndjerë. Diçka nuk ishte si më parë. Ajri dridhej. Pemët, edhe pse të heshtura, dukeshin sikur frymonin në errësirë. Dhe atëherë... Dritat e vogla mes gjetheve filluan të lëviznin. Sikur po u hapnin rrugën. Sikur diçka po i priste përpara. Vajzat ndaluan frymëmarrjen. Nuk mund t'u besonin syve. Përpara tyre panë... "Ky libër është krijuar me pasion dhe mundim. Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ju lutem, mos kopjoni, ripublikoni ose shpërndani përmbajtjen pa miratimin tim të drejtpërdrejtë. Respektoni punën e autorëve dhe krijuesve të tjerë. Faleminderit për kuptimin dhe mbështetjen tuaj!"
  • Nen telat e jetes by DeteDurres
    DeteDurres
    • WpView
      Reads 9,058
    • WpPart
      Parts 36
    Nje vajze me emrin Amelia e cila jeton ne nje fshat te Anglise nje dite takon fatin e saj te jetes por, gjerat ndryshojne kur disa te papritura vijne. Ajo takon Kevinin,i cili shnderrohet ne dashurine e saj me te madhe. Shume sfida i presin perpara. A do te jene ato se bashku?
  • REALITET I FSHEHUR 🏵 by Ariol12
    Ariol12
    • WpView
      Reads 777
    • WpPart
      Parts 11
    Kur nje pjese e jotja jeton e lumtur, ne nje familje te vogel, ku te gjithe e duan, ku ka qeshur e ka qare gjithmon ne krahet e dikujt, por nje pjese tjeter ende nuk beson parajsen ku jeton. Kerkon te dije me teper per prejardhjen e nenes se saj, per ato letra qe cdo fund muaj i sjell nje zoge i zjarrte, por qe askush si tregon gje. Te gjithe i fshihnin ralitetin ku jetonte, derisa nje nate kjo merr fund. Ajo do ta gjeje veten ne nje vend, nga i cili dhe drita fashitet ngadal para erresires. Ky liber eshte vazhdimi i "Iluzionit te liqenit ". Te gjithe e njohim Andjan dhe Avjusin, por kjo histori tashme eshte per mbesen e Andjas, vajzen e Artemises ,ARELANIN , e cila nuk e di ekzistencen e botes magjike, prejardhjen e nenes se saj dhe asgje mbi kete fat. Ky sekret mbetet i till deri kur Arelani mbush 16 vjece, dhe zbulon gjithcka. Fati i saj ndryshon kur do perfshihet me shume se duhet ne kete realitet.. Cfare mund te ndodh me pas me te, do ta pranoje fatin qe i ra per pjese apo do heqi dore dhe do struket ne ate realitet qe njihte deri tani??? Shpresoje tu pelqeje 🤗
  • ᴹⁱᵈⁱˢ ᴰʸ ᴮᵒᵗëᵛᵉ by iseeblueee
    iseeblueee
    • WpView
      Reads 1,488
    • WpPart
      Parts 21
    "Ti?" "Kush je ti" më pyet i çuditur se unë isha sipër tij "Por si ka mundësi që ne u takuam? A mund të jetë e vërtet kjo?" "Ti nuk je nga bota ime, dukesh kaq ndryshe " Mos e humbisni, Izumi shkon në botën e mangave, takon personazhin që ajo vetë e krijoi dhe dashurohet me të. Si do arrijë Izumi të ruajë ekuilibrin midis dy botëve, të asaj reale dhe të mangave? A do dashurohet me personazhin të cilin ajo vetë e krijoi? Kë botë do zgjedhi në fund Izumi për të jetuar, këto dhe shumë të tjera do i gjeni tek kjo histori, një histori romance, fantazi e cila përmban shumë sekrete, enigma dhe magji. Vetë dashuria është një magji 𝐂𝐢𝐥𝐞̈𝐬𝐮𝐚𝐫 : #1fantazi #2drame ⚠️ NDALOHET KOPİMİ APO POSTİMİ İ HİSTORİSË SİME NË RRJETET E TJERA SOCİALE PA LEJEN E AUTORES (PA LEJEN TİME) ⚠️