33 parts Ongoing A wattpad featured story!
Highest ranking: #1 in CHICKLIT
'Sjellja e tij indiferente e bëri Enxhin të pyeste veten a e kishte kuptuar vallë që ajo ishte aty. Po vazhdonte të shikonte dosjen, sikur në dhomë të mos ndodhej askush.
Manuel. Manuel. E ripërsëriti disa herë emrin e tij ne kokë. Manuel.
Bëri edhe disa hapa përpara dhe kroi lehtë fytin.
-Përshëndetje, jam këtu për...- filloi të flasi me zë të ulët, edhe pse ai e dinte këtë gjë më së miri.
-E di përse je këtu,- e ndërpreu menjëherë me zërin më të thellë dhe më autoritar që kishte dëgjuar ndonjëherë.'
Jeta nuk ka qenë shumë bujare me Enxhin. E mbetur pa prindër dhe me një motër të vogël për të cilën të kujdeset, ajo nuk i ka lënë asgjë në dorë fatit.
Por pikërisht kur mendoi se gjërat nuk mund të komplikoheshin më tepër, ishte rastësia që e vuri përpara Manuelit, shefit të ri kokëforte, për ndryshe, versionit njerëzor të një migrene.
Përse fati vendos përballë njëri tjetrit një femër së cilës i është dashur të luftojë gjithmonë për atë që meriton, me një mashkull që në dukje ka gjithçka?
Një histori ku kryqëzohen dy realitete të ndryshme, por dy shpirtra të njejtë.
Një roman me pasione, premtime të thyera, fletë të bardha zyre, të shkuara të errëta dhe një dashuri të fortë.