-Sh-shef, ke-kerkoj ndjese. Nu-nuk do t-te ndodhe perseri, - tha nje punonjese me ze te dridhur e me lotet qe i rridhnin ne faqe.
-Sigurisht qe nuk do te ndodhe perseri. JE E PUSHUAR! - tha Marko duke bertitur aq shume, saqe te gjithe ndaluan se beri punet e tyre. Por nuk ishte e thene qe ai ta linte me aq.
-Merri sendet e tua dhe largohu menjehere nga ky vend! Mos te te shoh me asnjehere qe te çekësh qofte edhe pragun e deres! - bertiti perseri me te njejtin ton zeri e goditi tavolinen fort me grusht.
Mund ta shikoja fytyren e tij te inatosur. Nje damar i dallohej qarte te pjesa e ballit nga gjithe ai inat.
Shperndau fletet e hodhi te gjitha dosjet qe ndodheshin ne ate tavoline pune, duke bere keshtu qe nje pjese e dhomes te dukej katastrofe.
Dhomen e pushtoi nje heshtje e cuditshme dhe e rende. Pervec frymemarrjeve te renda te punonjesve e ngasherimave te vajzes, nuk degjohej asgje tjeter.
Ai u largua furishem nga ai vend e u drejtua te zyra e tij. Kaloi fare prane meje, duke bere keshtu qe aroma e kolonjes se tij te perhapej me nje shpejtesi marramendese...
Filluar më 31 tetor 2017
Perfunduar më 20 janar 2018