- Mos ndoshta nuk je mirë? - e pyeti ai gjasmë serioz. - Të ka bërë keq ëmbëlsira? Po të duash mund të të çoj në spital. Bëri të vendoste njërën dorë në ballin e saj si të donte të kuptonte në qoftë se ajo kishte temperaturë, por Kristeni bëri një hap mbrapa. - Mos më prek. Jam alergjike ndaj sheqerit. Ai ngriti përsëri njërën vetull, ndërsa ajo po mundohej të perceptonte edhe njëherë se çfarë dreq budallallëku kishte thënë. Mos ndoshta sapo i kishte thënë sheqer?... Filluar më 22 Mars 2018 Përfunduar më 11 Gusht 2018All Rights Reserved