I shkoi nga pas e ia kapi dorën e ftohtë. Ai ndaloi menjëherë pa u kthyer. Arrinte të shihte muskujt e tij të tendosur në bluzën e bardhë që ishte djersitur.
- Nuk mund të jetosh pa lënë disa gjëra mbrapa.
Shtrëngimi i lehtë i dorës u bë më i fortë. Ai po e shtrëngonte çdo herë e më tepër, por ajo s'ndiente dhimbje.
- E di që mund të jetë e vështirë, por po e pate mendjen në të shkuarën nuk mund të ndërtosh dot një të ardhme.
- Ti po m'i thua këto gjëra? - ia ktheu ai me qesëndi kur ktheu trupin për të parë atë. - Ti? Që i thua këto për të tjerët, por nuk kujtohesh t'ia thuash vetes?
Aty e bëri të ndihej keq. E vërteta ishte e urryeshme ndonjëherë. Deshi të hiqte dorën e inatosur prej tij, por ai e shtrëngoi akoma më tepër dhe foli i pari kur pa që ajo deshi të thoshte diçka.
- Është si puna e dy punëtorëve. Njëri i thotë tjetrit: "Puno më shumë, mos u shpërqëndro nga gjërat e tjera. Prioriteti i vetëm është të fitosh mjaftueshëm aq sa të sigurosh jetën." Por kur vete puna te ai vetë, ç'bën? Ai vetëm qëndron pa bërë gjë, se nuk do të lodhet. Do vetëm të shohë. Dhe ti je si puna e tij. "Jeto më shumë, mos u shpërqëndro nga e shkuara. Prioriteti i vetëm është të ndërtosh jetën tënde." Ti vetëm jep leksione, por për vete as që bëhet fjalë t'i zbatosh ato.
Nisur më 29 Nëntor 2018
Përfunduar më 11 Maj 2019
❝
I will be go soon ... so why won't you treat me better ~
P.J.M
❞
‼️ Original credit goes to Tofu Manhua, Wu Yu Ning Si
❅Start : 2021.11.06
❅End : 2021.11.14