"U zgjova ne mengjes nga zeri i mamit qe therriste emrin tim aq fort sa thua se isha kilometra te tere larg saj. Pavaresisht se kisha fjetur me teper se sa duhet, ende ndihesha teper e lodhur, dhe per me teper s'kisha asnje arsye per te qene e tille. U ngrita dhe pashe se jashte po binte shi. Ne dritare kishte buleza uji dhe pertej tyre dukej qielli gri. Nje gjysem buzeqeshje u shfaq ne buzet e mia pasi kisha nje pelqim te vecante per ditet e tilla. Mami s'po me linte te qete dhe po me bente shume pyetje si gjithmone ,por une mundohesha si e si te shfrytezoja cdo moment per t'u afruar te dritarja. E ngjishja hunden fort pas xhamit te akullt e shihja se si pikat e shiut shkeputeshin nga qielli e binin mbi pellgacet e ujit qe ishin formuar neper rruge.
Kete mengjes; s'di pse me kishte pushtuar nje monotoni, nje merzitje e papershkrueshme....Ne fakt e di pse por thjesht s'dua ta pranoj. Merzitem sepse s'di nese ato momente, kujtime, dhe Ai, do te kthehen perseri nje dite apo jo ? Dhe n.q.s. kthehen; a do jene ashtu sic ishin? Merzitem sepse nuk kam as fuqi as qe te kthehem ne te shkuaren e te ndryshoj dicka, dhe as qe te shkoj ne ardhmen dhe te mesoj dicka. Merzitem sepse s'di cfare te bej..."
(C) KRISTI RRAPAJ.
KY LIBER KA PERFUNDUAR DHE NUK DO TE RINOVOHET ME.