Mësoi se heshtja nuk ishte zgjidhja e vetme, ishte zgjidhja që i lejohej asaj.
Çfarë ndodh kur je dëshmitar në një vrasje? Do të heshtësh apo do të flasësh? Kur faktet të hedhin fajin ty dhe ti je e vetmja që di gjithçka, çfarë ngelet për t'u bërë?
-Nuk dua të të humbas Evi, si i bëhet?!-pyeti ai me shikimin plot frikë. Nuk e kishte kuptuar se përtej asaj frike fshihej edhe diçka tjetër, fshihej malli.
-Po ti më ke humbur,-i'a ktheu plot siguri. E pastaj rendi. Rendi drejt askundit, por të paktën larg tij. Lotë që digjnin prush e në sipërfaqe nuk dilnin... Lotë humbjeje e për më shumë të nënshtruar ndaj një heshtjeje...
Gjithçka ndodhi një natë me yje, me hënë e borë...