Ema Stone,vogëlushja fati i së cilës ishte vulosur akoma pa ardhur në jetë...
"Njerëz të mirë,kushdo qofshi ,ju lutem kujdesuni për vajzën tonë Ema Stone. Ne prinderit e saj,Luis dhe Ana deshtëm shumë,aq shumë të kishim një fëmijë por asgjë nuk funksiononte. Jo përpara se të na shfaqej në derë një burrë me mantel të zi. Ai na premtoi që ne do bëheshim me fëmijë. Do bënim shumë fëmijë ama me kusht që fëmijën e parë t'ia jepnim atij. Dhe ne ramë dakord,me idenë se ishte një budallallëk me brirë. Ama pas një muaji mora vesh që isha shtatzënë. Nuk kishte lumturi më të madhe për ne. Por dita e ditës ,ndërkohë që Ema rritej në barkun tim,ne na gërryente frika se mund të ishte e vërtetë. Se burri do kthehej ta merrte. Për fat të keq ai u kthye një javë pasi lindi Ema. Luisi u përpoq të na mbronte por përfundoi i vdekur në vend. Ndërsa unë arrita deri këtu. Ndaj kushdo qofshi,ju lutem kujdesuni për bijën tonë."
Rankings
#1 mystery
#1triller
#2 horror-thriller
●Çdo material në këtë liber është i ndaluar të kopjohet,ndryshohet,transformohet apo përkthehet për interesa të të tretëve.
Të drejtat i takojnë vetëm autores : Arnilda Sokoli
●Kujdes ! Vjedhja e të drejtës së autorit dënohet me ligj !