30 parts Complete Teksa linte pas pemen ne fund te rruges, xhamin gjysem te hapur te dritares se katit te dyte, shpinen kishte kthyer. Nuk do te kthente kurrsesi koken per te pare mungesen e nje shikimi qe nga pas nuk po e ndiqte ne kete nate te erret.
Le te ishte nje arrogant ne ikje. Me shpinen e kthyer do e braktiste gjithcka. Le te konsiderohej nje fatlum mosmirenjohes qe nuk denjoi te hidhte syte e te pershendetej per te fundit here me gjithcka kishte nderkohe qe ne realitet ai thjesht ishte nje fatkeq qe e kishte te pamundur ti thoshte 'lamtumire' asaj gjithckaje nese do te kthente koken edhe njehere.
Teksa braktiste naten, pemen, rrugen e mbase gjithcka tjeter qe njihte, nuk mundej te mos mendonte se nderkohe qe njerezit luteshin per nje fund te bukur, ai kishte dashur fare pak.
Ah, sikur Argenti te kishte patur fatin te kishte vec nje fillim.