Përshëndetje. Unë jam Ihdrab, dhe ky është libri im personal... tashmë jo dhe aq personal pasi po e ndaj me ju. 😅
Në këtë libër kam vendosur të hap "thesin" kur nuk kam gjë tjetër më të mirë për të bërë momentalisht.
Do shkruaj sikur nuk i lexon askush tjetër shkrimet e mija përveç meje... sepse realisht, askujt nuk i intereson. (Ishte ironi, për sa kohë që i postoj shkrimet në Wattpad, herët a vonë dikush i lexon gjithmonë. 😏)
Një detaj që përsëri nuk i intereson askujt por unë po e them. Ajo tek koveri jam unë, e vizatuar po nga unë, në laptop me maus. (Një detaj përtej detajit, unë koverat i bëj gjithmonë vetë, për sa kohë kam Photoshop dhe Illustrator në laptop.)
Një paralajmërim i vogël: Nuk ia këshilloj fëmijëve këtë libër, të paktën një pjesë të librit pasi, disa shkrime kanë përmbajtje fjalori jo të përshtatshëm... sipas mendimit tim. Në fund të fundit jam unë që e kam shkruar, dhe jam unë që e di këtë gjë. Edhe sikur disa gjëra të mos jenë të thëna në mënyrë të drejtpërdrejtë, janë të thëna në fshehtësi.
Nuk po them më shumë, të tjerat do i merrni vesh kur të lexoni librin.
Ju uroj lexim të këndshëm. 🙂
***
© Të gjitha të drejtat e rezervuara.
⚠ Kujdes: Ky libër nuk lejohet të kopjohet, printohet apo të përkthehet, pa lejen e autores.Tutti i diritti riservati