47 parts Ongoing MatureAi e urren për pushtetin, që ajo ka. Ajo e do për përbindëshin, që ai është.
Rregullin, për të mos zgjedhur askënd dhe asgjë tjetër mbi synimet e veta, Gideon Tenebri nuk e ka pasur asnjëherë të vështirë, që ta zbatojë pa asnjë shpërqendrim, deri kur një piktore bëhet pjesë e jetës së tij dhe tundimi, për të ndryshuar prioritet, fillon të ngjajë i pashmangshëm.
Plotësisht e ndaluar, për t'u pasur edhe në mendime, ajo duhet të qëndrojë me çdo kusht në listën e armiqve të tij, sado e papranueshme t'i duket Gideonit të humburit atë.
Por i kujt armik duhet të bëhet ai tani, për t'ia dalë mbanë: i vetes, që ka qenë gjithmonë zgjedhje e dytë, i familjes, që ka vetëm atë për litar shpëtimi, apo i gruas, që premton se jeta do bëhet shumë më tepër interesante dhe e bukur me atë në krah?