"Nën Maskën e Heshtjes" 🩸 "Maska fsheh fytyrën time, por jo sytë që ende kërkojnë atë që humba." 🩸MAFIA
~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~~
"Nuk lejohet kopjimi i tekstit apo i imazheve të kësaj historie pa miratimin e autores." 📔
•Historia•
"Nën Maskën e Heshtjes"
[MAFIA]
Në një natë flakësh dhe tradhtie, një nga familjet më të fuqishme mafioze të Italisë goditet barbarisht. Shtëpia e tyre digjet, nderi i tyre nëpërkëmbet dhe pasuria rrënohet. Nga ato flakë mbetet gjallë vetëm një djalosh pesëmbëdhjetëvjeçar - Dante Mancuso - djali i të madhit Salvatore Mancuso, një trashëgimtar i destinuar për të udhëhequr. Në fytyrën e tij, djegiet mbajnë vulën e së kaluarës, por plagët më të thella janë ato që sytë nuk i shohin.
Vitet kalojnë dhe Dante kthehet në lagjen e tij, një burrë i ftohtë, hakmarrës, i mbështjellë me maskën që fsheh plagët e trupit dhe shpirtit. Tani njihet si "Il Santo Nero", një hijë e heshtur që ecën mbi gjurmët e gjakut dhe nderit të humbur. Por në rrugicat e varfra të asaj lagjeje jeton edhe një kujtim i largët - një vajzë nga fëmijëria, e bija e një familjeje të thjeshtë dhe të varfër, që dikur i kishte zgjuar zemrën e vogël të një djali mafiozi. Ajo tani nuk e njeh më... dhe nuk e di kush është burri i maskuar që e shikon nga hija.
Ndërkohë, në prapaskenë, Don Giuseppe "Peppino" Mancuso - gjyshi i hekurt i familjes - ndërton një perandori të re nga hiri i asaj që u dogj. Por bota e mafies është e mbushur me armiq, tradhtarë dhe ligje të pashkruara që kërkojnë gjak për gjak.
E kaluara nuk fal. Hakmarrja nuk harron. Dhe Dante është kthyer për të marrë atë që i përket me gjak.
Në fund, çdo plagë ose e shëron dashuria... ose e mbyll hakmarrja.
🩸🩸🩸🩸🩸
Ryan Bllakford njihet si djali i praptë nga vëllezërit. Është një bishë e ligë që kërkon njeriun që i shkaktoi plagosjen e një viti më parë. Pa angazhime, pa u shpërqëndruar deri kur Lajla Donovan, ia behu në qytet, papritur. Vetëm me një shikim, ia ka përpirë mendimet si asnjë vajzë tjetër.
Lajla Donovan është më e nxehtë se zjarri. E mahnitshme, kryelart dhe e vendosur për të gjetur atë që po kërkonte dhe të largohet menjëherë nga ai qytet. Por takimi i papritur, me Ryan Bllekford, arrin të ketë një tërheqje fizike që nuk mund ta mohonte.
Ai nuk është në kërkim të dashurisë, ndërsa ajo nuk krijon lidhje. Një aventurë e nxehtë afatshkurtër me Ryanin? Tingullonte bukur. por ajo ishte e vendosur se do zhdukej nga ai qytet sapo të përmbushte misionin e saj. Por kur dëshirat e tyre dalin hapur, krijohet një lidhje pa kushte. Një marrëdhënie vetëm për seks. Një marrëveshje miq me përfitime, me pesë rregulla të thjeshta:
1.Të mos pyesim për të shkuarën
2.Të mos pretendojmë për të ardhmen
3.Pa rënë në dashuri
4.Pa xhelozi
5.Pa detyrime ndaj njëri tjetrit.
Por rregullat janë të destinuar për tu thyer. Ndërsa pasioni rritet, rregullat thyhen një e nga një. Çfarë do të ndodhë kur këto rregulla do të thyhen ? Çfarë do të ndodhë kur Ryan zbulon që ajo është në kërkim të të njëjtës gjë?
Filluar më 24 Maj 2024
Mbaruar më 11 June 2024