Shpesh ditët më ngatërrohen me njëra-tjetrën. Ndjej sikur po qëndroj shtrirë në një fije të pafundme (ose fundin e të cilës sytë e mi nuk dinë ta shohin). Kam frikë të hedh një hap para, ose pas e me zë çjerrës kërkoj të kapërcej përtej qiellin. Shpesh e gjej veten duke qarë aty, e një trishtim e mbulon të vërtetën njëlloj si imagjinata.All Rights Reserved