PËRFUNDUAR
"Kris Hadler dhe Albert Hadler njihen si shkencëtarët më të mëdhenj të kohës. Përveç sukseseve që ata kishin, njiheshin edhe për marrëdhënien e ngushtë si vëllezër. Padyshim që vdekja e Albertit gjatë një ekspedite në Hënë, ku ai u nis dhe nuk u kthye më kurrë, ishte një hidhërim i tmerrshëm për të vëllanë. Kris shprehet se do të bënte gjithçka për ta kthyer të vëllanë, madje do të dëshironte të kishte vdekur ai në vend të tij. "
-Pra vëllai i tij ka vdekur në një mision për në Hënë...Mision për në Hënë...Mision i dështuar për në Hënë... Dhe ai tha se do të bënte gjithçka për ta kthyer atë ... Do të bënte gjithçka...
-A mund të mos i përsëritësh fjalët që thua? -i tha Glei.
-Eureka! -thirri Matea dhe sërish të gjithëve iu ngriu gjaku.
-Matea, duhet të fillosh të praktikosh pak këto shpërthimet e tua, - i tha Kenzi.
-Ai tha se do të bënte gjithçka për ta kthyer të vëllanë. I vëllai u nis për një mision në Hënë, por nuk u kthye kurrë. Kështu që ai po mundohet... Po mundohet të sjellë Hënën këtu.
-Ai po bën çfarë? -thanë ata të gjithë njëzëri.
*****
Vëllimi i parë i "Kur shkenca kthehet në telash"
©apricater, Wattpad.All Rights Reserved