Ju ka humbur humori dhe nuk po e gjeni dot?
Ju është mbushur jeta vetëm me drama të trishta që ju pengojnë të buzëqeshni?
Atëherë, zgjidhjen e keni këtu, në këtë libër.
"Arti i Memeve" është pilula juaj magjike e humorit.
Mjafton të eksploroni memet e këtij libri duke i hedhur një sy, ose dy, ose sa sy të doni.
Nëse ky libër bën efekt pozitiv tek ju, s'do ishte keq ta ndanit edhe me të trishtuarit e tjerë që po vuajnë për pak ngritje humori. Një fjalë e urtë thotë: "Sharing is caring".
Përdorimi:
Këshillohet të përdoret para buke dhe pas buke, vetëm në mes të bukës jo, dhe jo më vonë se ora 1 e natës... hajt mo, tolerojmë deri në 30 minuta pas orës 1 të natës.
Nga 1 meme për pjesë, përndryshe kalon në overdozë.
Efekt pozitiv: Ai momenti kur qeshni aq shumë sa ju dhembin muskujt e barkut, zëre se bëtë një ditë palestër falas.
Efekt negativ: E qeshura me tepricë shkakton kalim nga mendorja... ose të paktën kështu mendojnë komshinjtë tuaj dhe ata të shtëpisë.
***
Kreditet e pikturave klasike shkojnë për artistët që i kanë krijuar.
Kreditet e fjalëve të përdorura më takojnë mua dhe mendjes sime brilante artistike.
***
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
⚠ Kujdes: Ky libër nuk lejohet të kopjohet, printohet apo të përkthehet, pa lejen e autores.All Rights Reserved