Xhemilja është një shqiptare pa i mbushur ende shtatëmbëdhjetë vjeç, që jeton në Itali dhe është krenare për vendin e vetë. E fati i qëllon të fiksohet pas vëllait të shokut të saj italian, që i urren shqiptarët. Ajo bën çmos që të bëj për vete 40 vjeçarin, duke nisur që nga rrengjet e vogla deri tek ato më perverset.
Duke menduar se vetëm diferenca në moshë mund të pengoj bashkimin me Ilarion, Xhemilja arrin të futet në jetën e tij, duke u njohur me skuta të errëta, të paimagjinuara më parë. Çfarë fundi të pret kur kupton se ndoshta pa dashje, ke prishur një ekuilibër të krijuar pas shumë dhimbjeve?