40 parts Complete Me kapi doren i inatosur dhe po me terhiqte drejt dhomes sime.
Hapi deren dhe me perplasi fort pas saj duke bere qe te leshoja nje pasthirrme dhimbjeje.
Ngrita koken per t'u ndeshur me syte e tij qe dukej sikur me shponin si thika. Kishte shtrenguar nofullat fort dhe merrte fryme shpejt.
-Cfare ke ndermend te besh ne kete menyre Dea?
-Asgje. Cfare mund te bej une? - i thashe me nje ton mosperfilles dhe ai shkundi koken ne shenje zhgenjimi.
U afrua prane meje aq shume dhe po me shikonte ne sy.
Nuk isha mesuar me ate afrimitet.
Afroi ngadale koken te qafa ime dhe me la nje puthje qe m'u duk sikur me perveloi. Nje dritherime me kaloi ne trup dhe nje renkim i vogel me doli nga buzet.
Ne qofte se do te vazhdonte ne ate menyre, nuk do t'i rezistoja dot.
Vendosa duart te kraharori i tij per ta shtyre, por ai u tregua me i shpejte dhe i kapi ato.
E shtyva mbrapa, ai me terhoqi dhe perfunduam te dy ne shtrat.
Nje pozicion teper i sikletshem, ai siper meje.
-Rian, cfare dreq...
Nuk e mbarova dot fjaline, sepse me nderpreu ai.
-Shhhh.... Mos fol.
Ishte aq afer me mua sa edhe kur fliste, i ndieja buzet e tij mbi te miat.
Me dukej sikur isha paralizuar e gjitha. Cdo here qe gjendesha afer me te, ndodhte kjo gje. Me njeren dore kaloi disa floke te miat mbrapa veshit, ndersa tjetren e vendosi te beli im.
U afrua prane veshit tim dhe filloi te me peshperiste:
-Kam bere nja gabim te madh Dea.
Ngriti koken dhe me pa ne sy.
-Cfare gabimi? - e pyeta, kurioze per pergjigjen e tij.
-Qe u dashurova me ty, - tha ai dhe me perfshiu ne nje puthje pasionante.
Filluar më gusht 2017
Përfunduar më tetor 2017