E ndjeva botën të më shembej nën këmbët e mia, Sytë mu verbuan, Fryma mu ndal e zëri nuk më dilte, Veç fjala e nipit në vesh më mbeti "nuk kishin çfarë të bënin më". Këmbët më morën fuqi vetëm për të vrapu drejt spitalit, Por s'më lanë të ikja. S'më lanë as t'i shihja sytë për herë të fundit, E as ta puthja në ballë. Ëndrra më e tmerrshme nisi të zinte vend në ditët e mia, E fryma ime, s'doli më e njëjta pa babën tim...