"Pikë së pari, emrin e kam Kasëndra, me ë, jo me a. Pikë së dyti, ça ke që m'shef?"
Një histori që tregon bëmat kalorësiake të Kasëndrës, një vajze afër të tridhjetave në moshë.
Një grua me një natyrë prej grifshe, por thellë-thellë me një zemër të mirë në brendësi të saj.
Një prej atyre femrave që gratë e lagjes e kanë zili dhe e mbajnë në gojë për keq, ndërsa me burrat ndryshon puna. Këta të fundit duan ta shtien në dorë, por që prap s'ua mban të rrezikojnë më tepër nga ç'duhet.
Një nga ato femrat me natyrë moskokëçarëse, ndër të rrallat femër në lagjen e saj që nuk ka frikë ta thotë troç të vërtetën para syve.
Gjaknxehtë dhe ironike në të njëjtën kohë, zor se buzëqesh ndonjëherë në publik.
E përsëri, reagimet e saj për çdo gjë që e rrethon janë kaq komike, sa nuk mund të shpëtosh dot pa qeshur prej bisedave momentale të Kasëndrës me çdo njeri të mundshëm.
PËRPARA SE TË LEXONI KËTË KOMEDI, DUHET TË DINI SE:
•Tek-tuk, ky libër përmban humor të rriturish dhe një fjalor të papërshtatshëm për fëmijët e vegjël (arsyeja bazike pse e kam lënë në opsionin mature story).
•Gjuha e përdorur është më së shumti ajo e të folurës së përditshme (pra, nëpër fjalë mund të gjeni tek-tuk shkronja mangët si rrjedhojë e këtij detaji).
***
© Të gjitha të drejtat e rezervuara
⚠ Kujdes: Ky libër nuk lejohet të kopjohet, printohet apo të përkthehet, pa lejen e autores.All Rights Reserved