Parajsë e pafund
  • مقروء 15,960
  • صوت 1,169
  • أجزاء 41
  • مقروء 15,960
  • صوت 1,169
  • أجزاء 41
إكمال، تم نشرها في ينا ١٧, ٢٠٢٢
Vetëm tre-katër centimetra e ndanin prej fytyrës së tij. S'mundej ta hiqte shikimin prej atyre dy syve që i dukeshin si e gjithë bota, nga ajo blu perfekte që ia boshatisi gjithë trurin.

-Kujdes, Adalanë, mund të ishe rrëzuar, - i pëshpëriti ai pa mundur ta largonte dot nga vetja. Atë afërsi kish kohë që e kërkonte dhe tashmë i dukej e vështirë të hiqte duart prej saj e të vazhdonin të silleshin si çdo herë tjetër.

Fryma e Delionit u përplas aq butë mbas fytyrës së Adalenës, fjalët e tij i erdhën aq të ngrohta, sa edhe atë që deshi të thoshte e harroi në çast. 

Efektin e tij magnetik e ndjeu tashmë më tepër se kurrë. Po i pëlqente t'ia ndiente duart tek e shtrëngonin dhe ai kontakt me kraharorin e tij të fuqishëm i shkaktonte jo pak të dridhura.

Ndërkohë që vazhdonte ta shihte në sytë magjepsës, kuptoi se ajo blu e rrallë do ngelej shenjë gjithmonë në jetën e saj. Atëherë arriti të thoshte me veten e vet se sytë e tij u bënë qiell për të. Nuk kishte nevojë për qiellin e errët të Londrës kur mjaftonte të shihte atë dhe t'i dukej sikur dielli ndriçonte fuqishëm. Ai do ia zëvëndësonte ditët e errëta, diellin e humbur, qiellin e nxirë.


Filluar më 5 janar 2022
Përfunduar më 3 qershor 2022
جميع الحقوق محفوظة
قم بالتسجيل كي تُضيف Parajsë e pafund إلى مكتبتك وتتلقى التحديثات
أو
#1fear
إرشادات المحتوى
قد تعجبك أيضاً
Art i errësirës  بقلم Efiola
48 جزء undefined أجزاء إكمال
I shkoi nga pas e ia kapi dorën e ftohtë. Ai ndaloi menjëherë pa u kthyer. Arrinte të shihte muskujt e tij të tendosur në bluzën e bardhë që ishte djersitur. - Nuk mund të jetosh pa lënë disa gjëra mbrapa. Shtrëngimi i lehtë i dorës u bë më i fortë. Ai po e shtrëngonte çdo herë e më tepër, por ajo s'ndiente dhimbje. - E di që mund të jetë e vështirë, por po e pate mendjen në të shkuarën nuk mund të ndërtosh dot një të ardhme. - Ti po m'i thua këto gjëra? - ia ktheu ai me qesëndi kur ktheu trupin për të parë atë. - Ti? Që i thua këto për të tjerët, por nuk kujtohesh t'ia thuash vetes? Aty e bëri të ndihej keq. E vërteta ishte e urryeshme ndonjëherë. Deshi të hiqte dorën e inatosur prej tij, por ai e shtrëngoi akoma më tepër dhe foli i pari kur pa që ajo deshi të thoshte diçka. - Është si puna e dy punëtorëve. Njëri i thotë tjetrit: "Puno më shumë, mos u shpërqëndro nga gjërat e tjera. Prioriteti i vetëm është të fitosh mjaftueshëm aq sa të sigurosh jetën." Por kur vete puna te ai vetë, ç'bën? Ai vetëm qëndron pa bërë gjë, se nuk do të lodhet. Do vetëm të shohë. Dhe ti je si puna e tij. "Jeto më shumë, mos u shpërqëndro nga e shkuara. Prioriteti i vetëm është të ndërtosh jetën tënde." Ti vetëm jep leksione, por për vete as që bëhet fjalë t'i zbatosh ato. Nisur më 29 Nëntor 2018 Përfunduar më 11 Maj 2019