El, najherë du me e puth kohën e me ba xixëllonjë. E ashtu me e ndriçue largësinë duke ta thirrun emnin në atomet e ajrit e kështu, me kujtue jeta zemrën time e tanden se sa jena dashtë. Je lodhun e di. E di sa e randë asht me jetu me njerëz që jetojnë me mbush boshin. Mos u trishto, për ty jeton zemra eme. E pakoha ime e shpirtit. Burrin veç nji gja e bëka dhimbje, mungesa e dy syve që e shohin dhe e mbajnë si mali të fortë. Shpirt m'ka marr malli me t'i dashtë duart. M'ka marr malli me t'i dashtë dridhjet natën vonë.M'ka marr malli me u hesht me ty në pakohësi. T'a due erën e shpirtit El. Kundruall botës unë kurrë s'kam me dashtë tjetër gja sa prania jote në muret e frymës sime. Yti, unë.All Rights Reserved
1 part