Kosovë, Pranverë e 1998-tës.
Pranverë, mirëpo natë e ftohtë dhe ndoshta nata më e gjatë e jetës time, mendoja se ora kishte ndaluar dhe ndoshta dielli kishte harruar të ndriçonte. Një krismë e madhe më zgjoi nga gjumi më i mirë, ma ndali edhe ëndrrën. U zgjova dhe po ecja nëpër koridorin e ngushtë të shtëpisë që qonte drejtë e te shkallët, sa ecja shihja pika gjaku nëpër dysheme dhe qime flokësh. Zbrita dy shkallë dhe u ula që të mund të shoh, sepse dëgjoheshin britma, pashë teksa disa njerëz i zvarritnin nënën time dhe motrën time drejtë derës, teksa dy te tjerë mbanin me armë në kokë babanë dhe vëllain tim të madh.