Ndaloi makinën menjëherë kur përpara tij doli një vajzë,e cila doli nga pylli. Më shpëto të lutem!-i tha ajo duke i rënë xhamit me duar dhe ai ngriti njërën vetull. Vuri re dhe nga larg dukeshin drita brenda në pyll. Eja hip.-ju përgjigj ftohtë duke hapur derën e makinës dhe ajo hipi menjëherë. Faleminderit.-i tha dhe ai e pa nga koka te këmbët. Rroba të grisura por dukeshin që ishin të shtrenjta,elegante dhe sjellja tepër e sofistikuar. Asgjë.-ja ktheu ai dhe filloi të ngiste i qetë makinën drejt shtëpisë së tij.