5 Bagian Sedang dalam proses -Tani mu kujtua...do të të tregojë për një legjendë të vjetër në lidhje me pasqyrën.
Mbështetem në kraharorin e gjyshit, duke krijuar rehatinë, gjatë tregimit të legjendës.
-Thuhet se pas pasqyrës, ka një botë tjetër,-thotë me zërin e butë.
-Botë tjetër?!
-Po,-thotë,-si ajo e shpirtrave.
Sytë i kam të ngulur tek reflektimi i gjyshit në pasqyrën, që i qëndrojmë p ërballë.
-Shpirtrat pas pasqyrës thuhej se ishin rojtarë të urtësisë së lashtë, që i udhëhiqnin ata që i kërkonin këshillat e tyre me zemra të pastra dhe qëllime fisnike,-thotë ai, teksa sytë i shkëlqenin me një ndjenjë misteri. -Por kujdes, sepse magjia e pasqyrës është edhe dhuratë, edhe mallkim.