40 parts Complete Një vepër arti e natyrës, një magji universale me një ngjyrë blu të thellë. Shkëlqimi i tij është unik dhe ka një karakteristikë të vetme: t'i "dhurojë" vuajtjen e vdekjen atij që e zotëron. Jemi në Indinë misterioze dhe magjike, ku historia ngatërrohet me legjendën, e shenjta me laiken, e mira me të keqen dhe jeta me një, diamant?
The Hope Diamond, ose i quajtur ndryshe Le Bijou du Roi (Bizhuteria e mbretit), Le bleu de France (Bluja e Francës) apo Tavernier Blue, ka qenë diamanti më i çmuar dhe më i kërkuar në botë, por njëkohësisht edhe më famëkeqi, më misteriozi dhe më i rrezikshmi.
Gjithçka filloi kur diamanti u vodh, nga syri i një idhulli të shenjtë, hyjnisë hindu Sita.
Ditët e sotme qëndron i sigurt në Muzeun Kombëtar Smithsonian i Historisë Natyrore në Uashington, D.C., në krye të koleksionit të gurëve të çmuar.
Por edhe për sa kohë do të jetë i tillë? Kush do të mundohet ta zotërojë atë sërish, pavarësisht mallkimit që ai gur mbart? Cilat janë objektivat e tjera të këtij personi?
Aksion, aventurë, tradhëti, krim. A do të ketë ky diamant sërish një pronar pas kaq shumë vitesh?
Nominuar në "The Wattys 2023".
©selenophilenian, Wattpad.