Shpirti i syve tane lidhet me pikat e arta te tyre, te cilat pranojne te bien ne shpirtrat e njerzve ne momentet kur ndjenjat tona behen nje me zemren tone. Kujtimet, mendimet dhe zelli yne, eshte drita e zgjedhjeve dhe vendimeve tona per te shkuaren, te tashmen dhe te ardhmen. Nje rruge pa kthim, ku cdo gure dhe grimce rere e shkelur, mbart nje peshe emocioni dhe shpirti te larguar. Dheu, toka ku ne lindem, shkelim, jetojme, zhvillohemi dhe vdesim, aty ku pikat e kristalta te drites sone shpirterore mbijne, lidhen me kete liber me poezi mbi jeten dhe rruget e ndryshme te jetes, te cilat ne fundin e tyre lidhen me trungun e lirise.