24 parts Complete Të gjithë e kanë frikë vdekjen. Shpesh e përshkruar si e egër dhe e errët. Të paktën kështu mendojnë njerëzit. Por a është në të vërtetë e tillë?
Doktor Valdmar Andris, gjatë një eksperimenti shkencor mbi një trup të vdekur në Lituani, zbulon diçka që do ta çonte botën drejt shfarrosjes. I bindur se e kishte të pamundur të jetonte me një ide të tillë, kryen vetëvrasje një ditë më vonë, duke varrosur kështu këtë sekret me veten e tij. Disa muaj hetim për shkaqet që çuan doktorin në vetëvrasje pa asnjë rezultat, bëjnë që vajza e tij Svajone Andris, të vihet në kërkim e vetme për të mësuar më shumë, duke anashkaluar jetën e saj të përditshme. Çfarë do të mësojë ajo? A do të mund ta menaxhojë situatën në të cilën është futur?
Vetëvrasje apo sabotim? E errët dhe e egër. Jeta apo vdekja? Një kaos do të ndodhë. Nga dëshira për ta jetuar jetën, apo për t'i dhënë fund asaj?
©selenophilenian, Wattpad.