Misteri i malit
  • Reads 4
  • Votes 2
  • Parts 1
  • Time 5m
  • Reads 4
  • Votes 2
  • Parts 1
  • Time 5m
Ongoing, First published about 19 hours ago
1 new part
Ato po ecnin ngadalë përgjatë shtegut që përdridhej mes pemëve të holla, degët e të cilave shtriheshin si krahë të gjatë mbi kokat e tyre. Nuk ishte si çdo pyll tjetër-këtu, gjithçka ndriçohej nga një nuancë e thellë blu.
Barërat dhe lulet anash shtegut nuk ishin të gjelbra, por të errëta, të mbushura me një shkëlqim të ftohtë, sikur ajri mbi to të ishte i mbarsur me magji. Petalet vezullonin butësisht në errësirë, ndërsa copa të vogla drite tundeshin midis gjetheve, duke u zhdukur sa herë që vajzat përpiqeshin t'i vështronin nga afër.
Ajri kishte një freski të çuditshme, as të ftohtë e as të ngrohtë, por të huaj. Hapat e tyre jehonin lehtë mbi dheun e butë, sikur pylli vetë po i dëgjonte. Nuk kishte gjurmë të jetës-nuk kishte zogj që cicëronin, nuk kishte insekte që fshiheshin mes gjetheve. Vetëm ata dhe errësira blu që dukej se thellohej me çdo hap.
Amelia ndali për një moment, duke mbajtur dorën mbi kraharor.
-Reina...- zëri i saj ishte vetëm një pëshpërimë, gati e përthithur nga nata përreth. -A ke ndjesinë sikur po na vëzhgojnë?
Reina s'e tha me zë, por edhe ajo e kishte ndjerë. Diçka nuk ishte si më parë. Ajri dridhej. Pemët, edhe pse të heshtura, dukeshin sikur frymonin në errësirë.
Dhe atëherë...
Dritat e vogla mes gjetheve filluan të lëviznin. Sikur po u hapnin rrugën. Sikur diçka po i priste përpara.
Vajzat ndaluan frymëmarrjen. Nuk mund t'u besonin syve. Përpara tyre panë...




"Ky libër është krijuar me pasion dhe mundim. Të gjitha të drejtat e autorit janë të rezervuara. Ju lutem, mos kopjoni, ripublikoni ose shpërndani përmbajtjen pa miratimin tim të drejtpërdrejtë. Respektoni punën e autorëve dhe krijuesve të tjerë. Faleminderit për kuptimin dhe mbështetjen tuaj!"
All Rights Reserved
Table of contents

1 part

Sign up to add Misteri i malit to your library and receive updates
or
Content Guidelines
You may also like
You may also like
Slide 1 of 10
A Painting of the Villainess as a Young Lady cover
troy 𖦹 fourth wing cover
"මග��ේ හිතුවක්කාරයා" cover
Reincarnated as a Binibini  cover
HIS QUEEN cover
တစ်ပါးသူ၏ ရုပ်သွင်ကိုကြည့်ကာ အကဲဖြတ်ခြင်း၏ အကျိုးဆက် {မြန်မာဘာသာပြန်} cover
I Became the Sub-Villain with Highly Intelligent Triplet Sons (BL) cover
အချစ်ဦးသည်ကမ္ဘာတည် cover
Cannon Fodder Cultivation Guide cover
THEODORE cover

A Painting of the Villainess as a Young Lady

147 parts Ongoing

A villainess known by all as a wicked woman who has done all sorts of evil deeds-Ducal Lady Violet. She regained her memories of her previous life after she fell into a lake and almost died. The very moment she woke up, she immediately visited her father, Duke Everett, and asked one thing. "Please confine me to the annex."And so, she imprisoned herself there. Now that Violet was secluded away from the world's criticism and reproach, She immersed herself in her previous life's memories and started painting them. "What the hell are you up to this time?". Everyone was suspicious of just what she might be scheming. However, the misunderstandings surrounding her gradually got resolved one at a time. This story is not mine. Credits to the rightful owner & sources.