Kami telah memperbarui Pedoman Konten kami.
Tinjau pedoman terbaru untuk terus berbagi cerita dengan aman.
PUTHA DJALLIN (SHQIP)

PUTHA DJALLIN (SHQIP)

  • WpView
    Membaca 258
  • WpVote
    Vote 10
  • WpPart
    Bab 6
WpMetadataReadBersambung
WpMetadataNoticePublikasi terakhir Min, Mar 22, 2026
WpInfo
Fiksi
Romansa
Fiks në atë moment, idioti që kisha afër vendosi dorën e tij të majtë mbi kofshën time, ndërkohë që bënte sikur dëgjonte tim atë. U përpoqa t'ja hiqja dorën nga kofsha ime por ai shtrëngoi më fort. Do ngelej ndonjë shenjë më vonë, plehra. Pasi tentova dhe nuk ja hoqa dot dorën nga kofsha ime, ju afrova ndërkohë që vëmendja e të tjerëve ishte mbi kunatin tim dhe i pëshpërita: " Ke 5 sekonda kohë t'a largosh dorën ose do të t'i pres gishtat." "Bëje." Idioti më shkeli syrin, duke pëshpëritur mbrapsht, fryma e tij duke u përplasur në fytyrën time. Sigurisht që nuk do ja prisja gishtat, por doja t'a trembja, të mendonte se do e bëja që të largonte dorën. ................................................ Ja dhashë pistoletën e tij Gabrielit dhe vendosa një cigare mes buzësh. Doja të dilja sa më parë nga aty. Isha gati të shtyja vajzën që u përplas në gjoksin tim derisa ajo ngriti kokën dhe sytë e mi u përplasën me të sajët. Koha u kthye pas dhe ngeci në sytë e saj. U ndjeva si një kokërrizë rëre harruar në një qoshe, e era e mori e çoi në këmbët e saj përsëri. U tërhoq pak pas, pa i hequr sytë nga unë, sikur të shihte brenda meje, sikur të më zhvishte nga imazhi që kisha krijuar. Gati sa nuk u rrëzua dhe instiktivisht vendosa krahun rreth belit të saj për t'a mbajtur. Digjte, kudo ku prekja atë. Lëvizi dorën para fytyrës së saj si të zhdukte imazhin që kishte para syve. Mbylli qepallat e i hapi përsëri. "Nuk je i vërtetë." Tundi kokën e kur pa që imazhi im nuk po zhdukej, vendosi duart në supet e mia e tentoi të prekte fytyrën time po gati sa nuk u rrëzua sërish. "Pse po rrotullohet çdo gjë?" Pyeti para se të binte në krahët e mi. Zëri i saj bëri që të ngjalleshin të gjitha ndjesitë që mendova se i kisha pluhurosur me kohën.
Seluruh Hak Cipta Dilindungi Undang-Undang
#55
shqip
WpChevronRight
Bergabunglah dengan komunitas bercerita terbesarDapatkan rekomendasi cerita yang dipersonalisasi, simpan cerita favoritmu ke perpustakaan, dan berikan komentar serta vote untuk membangun komunitasmu.
Illustration

anda mungkin juga menyukai

  • Misteret e së  Shkuarës
  • Nuk mjafton vetem dashuria
  • Forca E Dashuris
  • TÈ KUNDÈRTAT E NJÈ BOTE!✅
  • Noor✔️
  • Chupi Mohabbat (ON HOLD)
  • �🩸𝐔𝐍𝐃𝐄𝐑 𝐓𝐇𝐄 𝐌𝐀𝐒𝐊 𝐎𝐅 𝐒𝐈𝐋𝐄𝐍𝐂𝐄 🩸
  • Në valën e pasionit
  • 𝐓𝐇𝐄 𝐂𝐑𝐎𝐖𝐍 𝐎𝐅 𝐋𝐈𝐆𝐇𝐓✨

Gjithcka fillon nga fëmijëria e veshtire qe ka kaluar kur ai ishte vetem pese vjec vellai i tij tre vjecar zhduket nje dite papritur por dramat ne familjen e tij nuk mbarojnë me aq shume vite me vone ndodhe serish nje tjeter tragjedi Gjithcka fillon nga dita kur ai hyri ne shtepi dhe pa te shtrire ne toke dy prindërit e tij Te shikosh te mbuluar me gjak njerezit qe te dhan jeten , dhe te mos jesh i zoti per ti ndihmuar dhe pse bertet me te madhe dhe askush nuk vjen te te ndihmoj ti lusesh qe ata te zgjohen por asnjeri te mos leviz por vuajtja behet edhe me e madhe kur zbulon se motra e tij e vetme nuk ndodhej ne shtepi vogelushja vetem nje vjece nuk ishte ne dhomen e saj edhe perse ai e kerkoi pa fund por nuk arriti ta gjente kurr Kjo eshte historia e nje djali qe kaloi sfida te vështira qe kur ishte vetem dymbëdhjetë vjec dhe nuk zgjodhi kurr rrugen e gabuar per te ecur përpara Historia e nje djali qe u kthye ne nje burr te fort dhe i vendosur per te gjetur vrasësit e prinderve te tij Historia e nje tridhjetë vjecari , nje nga policet me te mire te infiltruar qe kishte ekzistuar ndonjeher nje nga policet qe njerezit vetem emrin i kishin degjuar dhe fytyren nuk ja kishin pare kurr Por duke jetuar vetem me ate synin ai nuk kishte pranuar kurr te krijonte nje famije sepse per te asgje tjeter nuk ishte me e rendesishme se gjetja e tyre por jeta ka te papritura dhe atehere kur nuk e pret mund te takosh edhe ate qe do te te bej te provosh ndjenja qe kurr nuk i ke perjetuar por a do te jet fati me te dhe te ket dashuruar te duhuren? apo mos ndoshta ajo vajze do te jet pike nisja e zbulime te vërtetave te dhimbshme? A do te arrij ai te zbuloj ata qe i shkatërruan jeten? A do te arrij ai te zbuloj se cfare ka ndodhur me vellain dhe motren e tij? A do arrij ai te zbuloj Misteret e së shkuarës ? A do jen ato mistere qe do e bejn te zbuloj gjera te tmerrshme dhe te dhimbshme per te dhe per jeten e tij ?

Detail lengkap
WpActionLinkPanduan Muatan