Ky libër nuk është thjesht një histori dashurie. Është rrëfimi i një vajze që u dashurua thellë... u besua shumë... u thye ngadalë... dhe u rrit mes dhimbjes që askush nuk e pa. Nga mosha 17 deri 18, ajo jetoi një dashuri që nuk kishte zë, nuk kishte takime, por kishte ndjenja që e mbajtën gjallë dhe njëkohësisht e shkatërruan brenda. Është histori për pritje të gjata, për fjalë të pathëna, për besim që u lëkund, për njerëz që nuk qëndruan, dhe për një zemër që mësoi të mbijetojë edhe kur gjithçka u duk e humbur. Ky libër nuk kërkon vetëm të lexohet. Kërkon të ndihet. Dhe ndoshta... dikush do e gjejë veten në çdo faqe.
More details