Nëse të vras i pari. ✔
Një zinxhir vrasjesh të çuditshme në Arlingtonin e 2007-tës tërheqin vëmendjen e Celestës. Në trupat e viktimave nuk gjendet asnjë shenjë ADN-je dhe asnjë gjurmë që të lë të ndjekësh një pistë, përveç disa faqeve të librave të Shekspirit. Në një përpjekje të dëshpëruar për të gjetur vrasësin në dokumentet e të atit polic, Celesta kërkon ndihmën e shokut të saj të klasës dhe njëherësh vëllait të njërit prej viktimave, Lysander Rajsit.
Shtatëmbëdhjetë vjet më pas, Arlingtoni verior trondit departamentin e policisë dhe prish imazhin e paqtë të jetës së Lysander Rajsit. Duke e kuptuar se po luhet e njëjta lojë e pisët si më parë, ai merr përsipër çështjen dhe fokusohet në gjetjen e vrasësit përpara se gjërat të shkojnë më ters. I vetmi ndryshim nga vrasjet e mëparshme është se në trupat e viktimave ndodhen faqe të librave të Dostojevskit.
Filluar më: 28/03/2024.
Mbaruar më: 12/06/2024.