Isha komplet e vetme ne mes te nates.
Tani duhej te isha ne shtepi shtrire ne divanin tim te vjeter qe kercet, duke pare "Anatomia e
Greit" ose thjesht ne gjum!
Por ja ku jam ne kete lagje te ftohte, e rrethuar me te panjohur qe me kallin daten, perballe nje ere te ftohte. Ndiej zemren qe me rreh si e cmendur pasi mendja ime ka filluar te perpunoj skenare nga me te frikshmet tani. Ja psh ky tipi qe po vjen me nje xhakete te zeze lekure dhe xhinse blu te ngrisura eshte nje drogaxhi sepse hunda e tij e kuqe dhe e madhe e tregon ate. Fakti qe ka veshur nje kapele te zeze do te thote qe po fshihet ose po largohet nga dikush prandaj dhe nxitoka keshtu. Ndoshta ka vjedhur ndonje dyqan dhe policia po e kerkon. Oh me pa.. o zot cme tha mendja qe dola keshtu nga ajo party e mallkuar dhe vetem madje. Pse vajta njehere? He skam as call me back lere per zile pstj.. Mire perqendrohu Rena mund tia dalesh! Ti studion per mjekesi, po meson gjithcka rreth njeriut dhe merresh me substanca qe as emrin sdi tjua thuash. He pra gjej nje dalje tani nga kjo lagje e shpifur. Po sikur te provoje kete kthesen njeher? Duket qe paska dhe me shume drite se ketu. Oh shyqyr! Ja tek po vjen dhe nje urban. Une ngre doren per ta ndaluar dhe shoferi nje burre rreth te pesedhjetave me mustaqe I lodhur per gjum, ndalon dhe me nje fytyre pa shprehje niset serish pa thene asgje edhe kur une e pershendes.