35 parts Complete - Mos ndoshta nuk je mirë? - e pyeti ai gjasmë serioz. - Të ka bërë keq ëmbëlsira? Po të duash mund të të çoj në spital.
Bëri të vendoste njërën dorë në ballin e saj si të donte të kuptonte në qoftë se ajo kishte temperaturë, por Kristeni bëri një hap mbrapa.
- Mos më prek. Jam alergjike ndaj sheqerit.
Ai ngriti përsëri njërën vetull, ndërsa ajo po mundohej të perceptonte edhe njëherë se çfarë dreq budallallëku kishte thënë.
Mos ndoshta sapo i kishte thënë sheqer?...
Filluar më 22 Mars 2018
Përfunduar më 11 Gusht 2018