Milionat më sollën tek ti
19 Bagian Lengkap "Gjejmë një edhe martohu. Alkina mendoje mirë, është mundësi që një herë në jetë të vjen, e ti po e shtyn me këmbë." Vazhdoi me përpjekjet për të më mbushur mendjen.
"Avokati tha se edhe po të martohem, duhet ta vërtetoj që duhemi, kështu ishte shkruar tek letra. Me aq sa e njihja gjyshin, jam e sigurt që ka bërë ndonjë grackë. Edhe i vdekur, e sërish nuk ia dredh dot. Off! Nuk po di çfarë të bëj!"
"Mos ka porositur avokatin që të të vëzhgoj ty dhe bashkëshortin e ardhshëm sesa të vërtet do jeni në dashuri?"
"Mund të jetë dhe kjo." I përgjigjem e menduar.
"Moj po tani që po e mendoj, përse nuk ke ende një të dashur ti? Kemi kaq vite bashkë, edhe nuk të kam parë në shumë lidhje, edhe ato maksimumi tre ose katër muaj kanë zgjatur."
"Kam qenë më shumë e fokusuar tek karriera" iu përgjigja.
"Këto thuaja ndonjë tjetri. Me mua fol hapur. Je lesbike?" serioziteti i saj desh më mbyti në të qeshura.
***
Alkina mund të jetë pasuesja e trashëgimisë që gjyshi i saj i ndjerë i ka lënë, veç me një kusht: Të martohet. Por të gjithë e dinë që Alkina nuk është e zonja në lidhjet serioze. E për të fituar milionat, asaj i duhet të luaj një lojë, me një personazh të panjohur, të cilit i ka humbur kujtesa.