45 parts Complete Shkoi pranë tij me hapa të ngadaltë e i qëndroi disa hapa larg, aq sa atij t'i mjaftonte t'i hidhte një shikim trupit të saj nga koka te këmbët e të kënaqej me pamjen që i servirej para.
I bëri me shenjë t'i ulej në prehër. Ajo hodhi njëherë sytë përreth si për të kërkuar ndihmë e kur pa se askush nuk e kishte mendjen te ajo, u afrua te mashkulli përballë saj me trupin që i dridhej e me zemrën që i buçiste si e çmendur prej frikës.
Uli kokën duke parë orën e saj të dorës e duke numëruar sekondat që kalonin, me shpresën se ato dy orët e fundit ndoshta do të kalonin më shpejt se zakonisht: gjë që doli një zhgënjim total.
Ndjeu një dorë që iu vendos paturpësisht në të pasme e menjëherë ktheu kokën drejt tij duke e parë plotësisht e terrorizuar nga veprimi i tij i papritur.
Ai, i kënaqur nga reagimi i saj, filloi të lëvizte dorën përgjatë pjesëve të saj femërore e herë pas herë i linte puthje në qafë.
Ajo vendosi duart në kraharorin e tij të mirëformuar e filloi të bënte përpjekje për t'u larguar, ndonëse e dinte edhe vetë se nga aty nuk kishte kurrsesi shpëtim.
Ndaloi kur duart e tij shtrënguan fort ato të sajat për të mos u larguar. E shikoi në fytyrë e vuri re se ai ishte duke nënqeshur. Afroi kokën pranë veshit të saj e filloi t'i pëshpëriste me një theks francez:
-Shhhhh... Është vetëm fillimi...S'ke përjetuar asgjë ma cherie...
Filluar më 18 shkurt 2018
Përfunduar më 5 maj 2018