blue__writer1
Ne te dashte zemra, do me japesh nje dore ta shtrengoj dhe nje shpatull ku te mbeshtetem sa here qe fryma me zihet ne kraharor. Ne te dashte zemra, do me puthesh syte, hunden, ballin dhe do me perqafosh fort aq sa te degjohet kercitja e kockave. Ne te dashte zemra, e shtrenjta ime, do perkujdesesh per mua si te jem ende foshnje ne djep, do me ushqesh me doren tende kur imja dridhet e do me zgjedhesh teshat qe do vesh dhe per kete vere. Ne te dashte zemra, s'do me leshosh kurre se ne me lente dora jote e bute e shtrengimi gati memesor te zere te davaritet, zbatica do me marre e do me çoje ne fund te detit me planktonet fotosintetizues. Ne te dashte zemra, s'do me harrosh kurre: menyren se si flisja me togje fjalesh te perzgjedhura, si ecja krah teje me autoritetin e nje burri pakça se femer, si te buzeqeshnin syte e mi kur buzet s'bindeshin. Ne te dashte zemra, e shtrenjta moter, do me lesh te shkoj kur te ta kerkoj ne e gjetsha guximin te ta kerkoj ndonjehere.
Filluar me: 04/11/2025.
Mbaruar me: 14/11/2025.