Paragjykime
Ndonjehere ne jete na ndodhin gjera te çuditshme, gjers te papritura, perballemi me fat ne dashuri, fat ne mesim apo ne pune, me fatin ne jete por ndonjehere na ndodh edhe e kunderta e kesaj. Gjate periudhes tone jetesore, per aq kohe sa gjendemi ne kete bote, ne çdo moment perballemi me hidherim, gezim, lumturi te madhe, tragjedi, kenaqesi e mbi te gjitha dashuri pasi ne fund te fundit kjo eshte jeta. Ne momente te mira i falenderohemi Zotit per ate qe na e solli e ne ato te keqija falenderohemi per forcen qe ai na e jep gjate perballjes me to dhe lutemi qe te jemi perhere e me te fuqishem dhe çka hasim me se shumti eshte durimi qe kemi, sepse siç thone "Zoti i do durimtaret".