prolog

69 6 4
                                    

Bardhësia e dyshemesë krijonte një harmoni të paqtë me muret në të njëjtën ngjyrë, në apartamentin që ndodhej në hyrje të qytetit.
Por ajo harmoni që ishte krijuar u turbullua kur pikëza uji në ngjyrë të kuqërremtë filluan të binin ngadalë në dysheme.
Jo, nuk ishte gjak.
Ishte Valerie. Ishin flokët e saj të kuq të cilët pas çdo kontakti me ujin lëshonin bojën e tyre në trupin e Valerie.
Dhe ajo me lakuriqësinë saj shpërndante pa mëshirë ato pikëza të kuqe për të thyer bardhësinë që nuk e duronte dot.
E urrente atë që ai apartament e bënte të ndjente.
Thau trupin, flokët dhe më pas veshi diçka saten që i përshtatej stilit të saj.
Në një nga tavolinat e apartamentit vuri në dukje gotat plastike dhe çantën e saj të cilat i kishte vendosur aty para se të futej në dushin që i mori një kohë relativisht të gjatë.
U ul në karrigen pranë tavolinës dhe nxorri nga çanta karamelet e forta, shurupin e kollës dhe një pije të tipit soda.
Ajo e dinte se çfarë po bënte edhe pse ishte hera e saj e parë.
Përzierja e tyre krijoj një lëng në ngjyrë lejla, ashtu si burri misterioz që i dha shurupin me përmbajtje kodeine i kishte thën se duhej të dukej.
E piu me një gëllënjkë të vetme dhe pasi hodhi rripin e çantës rreth qafës së saj doli nga apartamenti.
Teksa përpiqej të mbyllte derën, për një moment çdo gjë ndaloi.
Edhe vet ajo. Ndaloi dhe pyeti veten nëse ishte në ëndërr apo realitet.
Ndjeu sikur shpirti i saj fluturoi larg trupit dhe për aq momente sa zgjati, Valerie preku qiellin dhe u kthye përsëri.
Nën efektin e drogës së re që kishte provuar, në qenien e Valerie nuk kishte mbetur më interes për botën.
As për veten e saj.
Ajo nuk kishte asnjë grimcë kurioziteti apo frike se ku dita e nesërme do e çonte. Ajo e dinte se një ditë ajo çka e bënte të ndihej e gjallë do e vriste, por çfarë lloji sensi do të kishte jeta e saj pa të? Dhimbja fizike dhe mendore që përjetonte në mungesë të substancave që përdorte ishte më e madhe se dhimbja për të ardhmen e saj.
Prandaj Valerie, në 23 vite jetë dhe 7 vite varësi, nuk e mori kurrë mundimin të pastrohej nga droga.
Ndoshta nuk ishte mjaftueshëm e fortë, ose ndoshta kështu donte të mendonte.
Ajo kishte provuar pothuajse gjithçka që i kishte dal përpara.
I kujtohej sesi e gjitha nisi me një gotë verë, që më pas si rrjedhojë çoi në pije alkoolike më të forta dhe ta gjente atë të dehur çdo natë.
Ajo ishte vetëm 16 kur tymosi bar për herë të parë.
Por ajo nuk ishte një rebele që donte t'i tregonte shoqërisë se shkonte kundër rrymës dhe askush nuk mund ta nënshtronte.
Përkundrazi ajo ishte viktimë e saj, viktimë e çdokujt që e rrethoi përgjatë viteve të adoleshencës.
Njerëzit nuk e deshën kurrë mjaftueshëm vajzën e brishtë që dikur ajo ishte, prandaj ajo u sigurua të mos mbetej më asnjë copëz prej saj.

ValerieWhere stories live. Discover now