Kapitulli 14

381 25 59
                                    

Alesia pov

U shtriva ne krevat mbylla syte  e fillova te kujtoj momentet qe kalova me Flavion ,, mezi prisja qe ta takoja neser ,, vetem deshiroja te qendroja e perqafuar me te pa menduar per asgje ,,

A thua valle kjo eshte dashuria ?
Te mendosh cdo momente per ate persone?
Te deshirosh vetem ta shohesh ta perqafosh ?
Nuk e kisha perjetuar ndonjeher kete ndjenje , dola para pasqyres dhe po shikoja nje Alesia te lumtur po shikoja qe shkelqimi ishte kthyer ne syt e mi ,, ai djale me largonte nga cdo mendim i keq nga cdo trishtim qe une mund te kisha

Ishte ora 11:00 sa shum qe kisha fjetur u cudita qe nuk me kishin zgjuar
Menjehere mora telefonin dhe si gjithmone mesazhi kishte ardhur

Flavio🥰: mirmengjesi ♥️
Nuk mund te takohemi diten sepse duhet te shkoj deri ne shtepi por ne darke jam i gjithi i joti

Qesha dhe i shkruajta

❤️ime: mgjesi 😍 ne rregull shihemi ne darke 💋

U bera gati dhe po shkoja tek cadra se e dija qe familja kishte dal ne plazh
Por si gjithmon ishin te ndare disa ne pishin e disa ne plazhe
Ndersa Aleksi si gjithmon ku te ishte ndonje vajze e bukur

Alesia: c'ne në plazh sot vllacko

Aleks: epo ja kot me mori malli per detin

Alesia: aman mos me thuaj e kuptova

Aleks: epo e kupton vet ti

Alesia: e di vec kujdes se jam e re per tu bere halle , dhe e godita pak mbas qafe

Aleks: auuuu me vrave dhe ik andej se vetem per keq te shkon mendja

Epo e kam bere si vetja : tha dikush pas meje

Ishte Eli e perqafova fort me kishte marr malli per ate mistrece

Alesia: pse nuk me the qe vjen sot

Eli: epo me pelqen te bej keshtu surprizash

Alesia: ju dhe surprizat tuaja

Aleksi: cdomethen me ju eeee

Alesia: kot more e ngaterova
Ec tani ik me nje cader tjeter me afer asaj vajzes na lere vetem

Aleksi: ika ika

Dhe Eli qe menjehere filloi te me pyeste se cfar kisha qe isha aq ne humor i tregova gjithcka e si nje romantike vetem perplaste duart si ato femijet e vegjel...

Eli: epo tani jam une ketu s ke nevoj te genjesh per asgje e rregullojm bashk

Alesia: cdo te beja une pa ty eeee

Eli: por me nje kusht

E pash me dyshim se e dija qe sdo te thoshte ndonje budallallik

Eli: do i them te me gjej nje shoke si vetja per mua

Alesia: kur mendoj se nuk me cudit me asgje del ti e ma prish mendjen

Vazhduam te qeshnim ,, meqe Flavio nuk ishte kaluam kohe vetem ne te dyja ,, dhe Eli qe vazhdonte e benet plane per ne darke

Ate nate dy familjet tona ishin bere bashke per te ngrene darke ne lokal ,,, pas darkes une dhe Eli kerkuam leje te dilnin per te ecur, kur Aleksi tha se do te vinte me ne u habitem sepse nuk e prisnim por nuk i thonim dote jo se do te dyshonte

Dolem jasht dhe po ecnim kur Aleksi foli

Aleks: mos u trembni se nuk vij me ju jo po ishte justifikim per te ikur nga aty

Pame njera- tjetren dhe qeshem

Aleks: iii sa te keqija ,, te pakten prisni te iki qe ta tregoni sa u gezuat

Te Jetosh PerseriWhere stories live. Discover now