Eci në një rrugë të shkretë,
Dhe jam kaq e menduar.
Dua të vijnë të gjithë: të tetë a të dhjetë,
Dhe të më thonë 'mos rri kaq e lënduar'.
Ama, ata nuk vijnë as të tretë,
Prandaj, i rri trishtimit kaq rrethuar.Kur pemët përplasen dhunshëm,
Vrapoj si i tmerruar.
Mbase dua të largohem kaq ngutshëm,
Me një marrosje zemrës tërbuar.
Mbase dua të jetë zhurmshëm,
Por gjithçka është kaq e shpenguar.Ti ndalove kohën, më ndalove mua,
Ndalove zogjtë në qiell, ndalove edhe botën.
Unë të ofrova ty një milion buzëqeshje, për këtë ç'më thua,
Që ti i ngule gozhdën fjalëve, mua më hape gropën?
I dashur miku im, mos më jep as thuan,
Se në qoftë ti i vërtetë, do të më jepje tërë Tokën.