Po rrinte ne shtrat duke menduar, duke menduar se si jeta e tij kishte ndryshuar dhe tashme as veten e tij nuk e merrte vesh.
Gjithmone kishte menduar se veten e tij e njihte me se miri ne bote por tashme ai mendim i ishte lekundur. Hyrja e Hejzellit ne jeten e tij i kishte lekundur cdo gje, cdo mendim e cdo gjykim.
Nuk kishte dite qe te mos mendonte per te, nuk kishte moment qe te mos mendonte per te. A te ishte valle kjo dashuria?
Po cfare ishte dashuria? Ai nuk e dinte ate gje, nuk e njihte ate term. I dukej e cuditshme qe ai te ishte i dashuruar me dikend.
Ktheu koken ne anen tjeter dhe aty pa Hejzellin e cila po flinte qetesisht, po flinte sikur asgje ne bote te mos ekzistonte. Si ia dilte? A thua ishte aq e pafajshme saqe te mos e kuptonte djallezine qe e rrethonte? A te ishte koka e saj aq e qete?
Ai nuk mundej, nuk mundej te vinte gjume ne sy duke e ditur se ai njeri ishte gjalle, duke e ditur qe njeriu qe i shkaterroi jeten ishte gjalle. Por shume shpejt, shume shpejt do tia arrinte qellimit. T ia arrinte atij qellimi do te thoshte qe Hejzelli nuk do te ishte me prane tij, ktheu koken duke e pare dhe nje lemsh nje stomak iu krijua nga ai mendim.
Ajo ishte aq energjike, plot jete ndryshe nga ai. Ai e donte gjithmone prane vetes ate energji, por nuk do t ia kerkonte kurre qe te qendronte. Krenaria!
Krenaria e tij ishte me e madhe se gjithcka. Nese nje njeri nuk eshte krenar, nese nje njeri nuk ka krenari per cfare duhet te jetoje apo jo? Njeriu duhet te kete seder e nuk duhet te shkoje nga fryn era.
E ai nuk mundej, nuk mundej ti tradhetonte shoket e tij, nuk mund ta tradhetonte besimin e tyre sepse ai e njihte shume mire ate ndjesi, e dinte shume mire se sa dhimbte ai fakt. Dhe me mire te ishte vete i lenduar sesa te lendonte te tjere, sepse Hejzelli prane tij do te lendohej, shume madje e ai s do ta perballonte dot ta shikonte te lenduar prej fajit te tij.
Por po ta shikonte te lumtur pa te a do te mundej? Kete nuk e dinte, por ai ishte nje njeri i forte, cfare s kishte kaluar ne jete ishte i bindur qe do ta kalonte edhe kete.
Ai e donte, po e donte Hejzellin. Kishte rene ne dashuri me te por ajo dashuri ishte e pamundur.
Zgjati doren dhe i perkedheli faqen, ishte aq e bute, aq engjellore. E si mund ta lendoje ate?
-Te dua Hejzi- i tha me pershperime saqe edhe vete mezi e degjoi dhe pastaj i vuri doren ne bel dhe e afroi prane vetes duke e perqafuar.
***
Mengjesi kishte ardhur dhe ishte dita e fundit e tyre ne Shqiperi. Hejzelli ishte e merzitur sepse ia kishte kaluar mjaft mire keto 3 jave.
-Do me marri malli per ju- tha Alesja teksa po rrinin te dyja ne oborrin e shtepise duke pire nje kafe.
-Edhe mua per ju. Nuk i dihet nese do takohemi prape- tha Hejzelli duke ulur koken lehte.
-Posi pra. Me mua tallesh a? Aq sa e doni ju njeri tjetrin edhe doni te ndaheni?
-Me fal kemi te bejme me Tajsonin ketu, s eshte gjithcka aq e thjeshte.
-Eshte, me beso qe eshte. Ne femrat jemi te afta qe te bejme gjithcka. Nese ne e duam dike ne ia dalim qe te jemi me ate person.
Pane Tajsonin qe u afrua prane tyre me Altean ne dhe e nderprene ate bisede.
-Per cfare po flisni? - tha teksa ulej prane tyre me Altean ne preher dhe pas tij erdhi edhe Markgjoni.
-Kot kalojme kohen- tha Alesja.
-Ne c ore eshte avioni?- pyeti Hejzelli.
-Ne oren 10 te darkes, kemi edhe 12 ore kohe pa merak- tha Tajsoni.
YOU ARE READING
Dibrani
RomanceSequel i Just Love Me. Sezoni 2 Dy jete te ndryshme, dy personalitete te ndryshme perplasen se bashku ne nje martese fallco. Jeta na perplas me njerez qe nuk e imagjinonim dot dhe na meson qe ti duam ata. Asgje nuk eshte ashtu sikur duket, gjithck...