FLET AMBER:
Ishin ne te peste perseri. Rreth asaj tavoline druri qe i mungonte njera kembe,qe lenkundej sa nga njera ane ne tjetren,qe mbane veshet hapur per te degjuar problemet qe fundi i dites kishte rezervuar per ne. A thua eshte merzitur edhe ajo nga po te njejtat probleme njesoj si ne? Kisha humbur diku gjetke por nje dridhje e forte me solli ne vete. Ktheva me pertese syte e zinj dhe pashe ate qe shihja cdo dite per 8 muajt rresht. Peshteta koken ne njerin krah.
Offf!-thashe me nerva.
Degjova zerat qe u zbuten dhe ne nje moment nje heshtje varrezash na kaploi te gjitheve. Kaploi dhomen,muret,tavolinen,por pse jo mendjet tona? Mijera ide gelonin,grindeshin me zhurme aty brenda dhe nuk na linin te qete.
Si do ia bejme per kete muaj?-foli zeri perandoriak i Eles. Ktheva syte me frike nga ajo dhe me pas i leviza neper dhome ne cdo cep te saj sikur doja te gjeja ndihmen me te vogel.Fillova te dridhesha. Nuk e di nga i ftohti i atij shkurti te marre apo nga pyetja e 5 sekondave me pare. Fillova te qaja me lot te dendur sa te gjithe u tremben pernjehere. Nderkohe Aroni me mori me vete dhe me kerkoi te dilnim ne verande per tu qetesuar. Por e shtyva lehte dhe me syte e kuqur te shoqeruar me lotet e hidhur u ktheva nga ato sikur doja te kerkoja ndihme.
Pse nuk mund te jemi si gjithe te tjeret qe hedhin hapat e pare te filleses se tyre? Pse duhet te heqim kaq shume nuk e kuptoj? Cfare kemi bere? Pse nuk mund te shohim qofte nje ore te bardhe e jo me nje dite?-ngrita syte lart sikur atje do gjeja pergjigjen nga i plotfuqishmi.
Amber eja me mua te qetesohesh pak-me terhoqi perdore Aroni.
Dolem ne verande dhe nje moment shpertheva ne ngasherime sa kur ngrita syte pashe Aronin e trembur. U afrova ne kembe prane tij dhe zgjata duart. U zhyta ne krahet e tij dhe me dukej sikur gjithe mbeshtetja e botes gjendej aty. Ai djale 24 vjecar ishte streha ime sekrete. Me dukej se prane tij gjeja plot 23 bekime.
Me shih mua!-tha dhe afroi doren e me largoi lotet nga faqja. Me beso se dikur,diku atje tej do gjejme ate qe po kerkojme.
Kaq e veshtire qenka te gjejme pak lumturi?
Epo mesa duket Zoti e ka rezervuar gjithe gjatesine e fjales "lumturi".
Dhe neve nuk na ka ngelur qofte edhte ajo pika mbi i-ne?-thashe e dorezuar. Ndjeva se si u drodh dhe kishte frike te me perqafonte pasi krenaria nje djali do e tradhetonte dhe do dorezohej mbi supat e mi. Me mori prane vetes dhe u ulem me kryet mbeshtetur ne mur,ne ate cimento te ftohte. Po dridhesha por tashme nuk e dija me pse. Kishte kaq shume arsye sa nuk me dilnin gishtat ti numeroja.Ne moment ndjeva nje pike uji qe me drodhi gjithe trupin. Ishte shi i cili filloi te binte me zhurme.
Eja te hyme brenda.-thashe dhe u mata te ngrihesha.
Rri ketu me mua. Ndoshta Zoti ka nderruar mendje dhe do na helle ndonje shprese nga siper ta presim ate te pakten se gje tjeter nuk na ka ngelur te bejme-tha duke vene pak buzen ne gaz.
Ngrita me realitet cepat e buzeve paksa dhe u ula perseri. Ndjeva koken e tij te lagur te peshtetej ne supin tim dhe i keputi nje te share.
Aron!
Mire mire ja me fal por jane nerva ndonjehere qe nuk permbahen-tha me sy lutes. Normal e tille ishte cfare prisje ti te mos e besoja? Nuk e di cfare kishte kaluar apo sa por ne nje moment ndjeva deren e ballkonit te hapej me pertese dhe u ngrita vrullshem ne kembe duke e trembur Aronin te cilin e kishte zene gjumi mbi supin tim.
Cfare beni ketu ju?-pyeti me cudi Ela. E keni idene sa eshte ora dhe cfare beni ne shi njehere? Futuni brenda se po na merrni ndonje te llahtarisur hajde.
Terhoqa Aronin e pergjumur perdore duke e lene Elen te habitur dhe me ca gjeste ne fytyre qe bera gjoja si kuptova dhe e shoqerova deri ne dhome Aronin. Nderkohe ne dhome e gjeta Nerin me syte e kuqur drejtuar telefonit.
Ner? Cfare ka ndodhur?-iu afrova me frike. Te them te drejten shume gjera po ndodhnin dhe asgje nuk me bente me peshtypje. Por ne ato momente e ndjeva se si humbi ekuilibrin dhe ra pa ndjenja. Leshova nje te bertitur per te kerkuar ndihme dhe Aroni,Ela dhe Stivi ia dhane te dera.
E gjeta me lot ne sy dhe ne nje sekond i ra te fiket-thashe nderkohe te Ela po e sillte ne vete duke e spekatur me uje. Ne ato momente u permend dhe filloi te dridhej e te qante me te madhe.
Mire dilni jashte tani-thashe duke i shtyre me vrull te gjithe jashte dhe u shtriva prane saj. Ngjante si nje e porsalindur qe kerkonte ndihme qofte edhe nga aroma e nenes.
Mos qaj shpirt,qetesohu. Mundohu te flesh pak sonte dhe flasim neser gjere e gjate.
Pse je e lagur Amber?-ndjeva zerin e saj te vaket. Ne ato momente u kthjellova dhe u ngrita te nderrohesha dhe hyra me pixhama nen jorgan mrane saj. Ktheva syte e lodhur nga dritarja. E dija se i kishte ndodhur ndonje gje me Albin por nuk insistova ta pyesja me teper. Cfare fshihte valle shiu i dites se neserme? Jo definitivisht nuk jam fare kurioze. E di qe nuk eshte nje surprize prandaj.
Ndjeva celularin qe u drodh dhe pa zhurme u ktheva e mora. Nderkohe Neri ishte qetsuar paksa dhe mbante shtrenguar doren time ne ate lloj menyre sikur dikush po kerkonte ta rrembente.
"si eshte Ner"
"mire aron por akoma nuk jam e sigurt cfare ka. por te me vrisnin do kete ndonje gje me albin"
"si te mos na mjaftonin problemet e kesaj shtepie te zymte na cmendi dhe ky.mire zemer qetesohuni sonte dhe per cdo gje mos ngurro te me cosh nje zile.dhe mos e mbyll deren me celes se do vi te shuaj kureshtjen se jeni mire"
"naten.te kam xhan"
U ngrita lehte dhe zhbllokova deren nga celesi. U shtriva ne brinje ne krevat dhe mbylla syte me force. Nuk doja te mendoja asgje. As ne endrra nuk gjeja paqe e imagjino ne realitet. U ngrita ndjenjur dhe forcova veten te mos qaja me. Jam nje luan i ndjeshem cfare te bej tani?! Po shihja Nerin qe po flinte me e qete dhe sikur pak force me erdhi ne shpirt. Por perseri ballafaqimi me te zotin e shtepise pas nje jave me cmend mendimet komplet. Fundja...
YOU ARE READING
PANORAMA E IRIQIT
Misterio / SuspensoJane vetem copeza te pavlera te nje jete te brishte e cila duket se po i terhiqte vetem ne zonat me te zymta te saj. Nese trendafili lind edhe ne ferr pasi ka ferra,pse ato nuk mund te gezojne edhe trendafilin dhe jo vetem ferrat?