Kapitulli 1

468 24 3
                                    

Dhe ja ku mund ta themi se ne shtepine time nisi serisht ajo "lufta per te ardhmen". Cdo gje do te ndryshonte dhe kete e kishim ne ne dore. Po si nisi kjo e jashtequajtura lufte?!..

Une jetoj ne nje familje te vogel ne nje vend pothuajse te harruar nga planeti Toke. Prinderit e mi jane te dy mesues dhe ja pse ne shtepine tone kemi marre nje menyre jetese ndryshe nga te tjeret. Kam nje moter te vogel, se ciles i pelqen te jete qendra e vemendjes. Dhe aty, jam une, vajza e madhe, pothuajse askujt s'i intereson c'mendoj une, vetem detyrat e mia. Babai dhe nena ime jane dy mesues te cilet njohen per aftesite e tyre, ndaj para nje muaji atyre u vjen nje leter per tu punesuar ne nje shkolle private. Po ku do thoni ju? Ne Australi, ne fund te botes. Nga ana ekonomike kjo ishte nje gje shume e mire per familjen tone, por nuk eshte nje gje e lehte ta nisesh jeten nga fillimi. Motra e urren kete fakt dhe nuk ka njeri t'ia mbush mendjen. Mami mendon se eshte e veshtire, ndersa babit i duket nje mundesh e perkryer. Po mua? E pyes shpeh veten, por nuk eshte se me intereson shume. Jam mesuar me ndryshimet tashme. Jeta ime eshte si nje ore, e cila ndryshon cdo cast. Nuk do doja te lija shoqerine, por nga ana tjeter do te me pelqente te nisja nje jete te re. Do te ishte sikur te rilindja serisht. Ky diskutim nisi serisht dhe palritur degjoj disa fjale qe me shkepusin nga mendimet e mia dhe me sjellin ne boten reale.
"Hope, po ti c'mendon? Dua te them pse ti asnje here nuk nderhyn ne familje? Duam te dime nese ti do te shkosh apo jo?"
"Umm...une..nuk e di." Thashe duke belbezuar. "Sidoqofte une do te pershtatem kudo, pra e keni ju ne dore."
Kisha kohe pa degjuar zerin tim. Eshte e diel dhe pothuajse keti dy dite i vetmi komunikim qe kam perdorur eshte ai teknologjik. Nuk jam ai tipi qe flas shume, me pelqen te rri vetem ne mendimet e mia, e zhytur ne boten virtuale te rrjeteve sociale.
"Te gjithe po thone c'eshte me e mira per ta," nderhyri mami. "Vetem ti je indiferent. Te lutem perfshiu me shume ne jeten tende reale."
"Po, te lutem fillo e thuaj c'deshiron ti." Tha babi me nje ton qe s'kishte per kundershtim.
"Nuk e di, une nuk kam arsye pse te qendroj keti, por nuk e di nese do te ishte dicka shume e veshtire nese do te iknim. Sidoqofte vendimi juaj nuk kam per ta kundershtuar. Tani te lutem mund te shkoj ne dhomen time? Duhet te studioj."
"Sigurisht." Tha babi dhe hodhi syte nga mami me nje veshtrim te turbullt.

Kishte kaluar nje jave pa e hapur serisht ate teme. Ishte e shtune, ora dy dhe une sapo isha zgjuar. Isha ulur ne tryeze per te ngrene mengjesin kur vjen babi:
"Kush te zgjoi ty?" Pyeti me nje ton paksa gazmor.
"Me mori mami ne telefon, pasi pas nje ore kam kurs." Thashe paksa e hutuar.
"Ty po s'te ngacmove fle nje vit rresht." Tha dhe qeshi. "Sot s'do vesh ne kurs. Kam dicka te rendesishme per te diskutuar me ju."
Zakonisht kur ai perdor termin 'e rendesishme' do te thote 'serioze'. Por me ate humor qe kishte mendova se do te ishte dicka e mire.

Pas rreth gjysme ore vjen mami me Destiny-in. Te gjithe ulemi ne sallon dhe babi filloi:
"Pra ju e dini qe mua dhe nenes tuaj na kane ofruar..." Kur papritur Destiny nderhyn: "Aha, po e dime, vazhdo ne perfundim."
Ne fytyren e saj vura re ngazellim. Kishte dy dite qe ideja per Australine e gezonte.
"Te lutem myn te vazhdoj vetem une?" Tha ai. "Atehere, para dy oresh me moren ne telefon nga ambasada dhe me thane se cdo gje ishte rregulluar. Mund te nisemi pas dy muajsh."

Mu mblodh nje lemsh ne stomak. Nuk dija ne ishte gje e mire apo e keqe. U shokova me pak fjale.

"Ky eshte lajm i mrekullueshem." Brofi mami ne kembe dhe u ul prane Destiny-t.
"Thuajse nuk ka fare kohe." Bertiti Destiny dhe vuri duart tek faqet sikur kishte pare dicka te frikshme. "Si mind te behem une gati? Njerez, garderoba ime eshte aq perfekte sa nuk e di cdo te marr me vete."
Ne ate cast nje buzqeshje me erdhi ne fytyre. Epo mbase ky ndryshim do te ishte dicka e mire.
"Por keto dy muaj ju duhet te mesoni gjuhen." Tha babi. "Ndaj jeni shume te zena.

Entuziazmi i tyre me perfshiu dhe mua. Tek e fundit, jeta vetem ndryshime ka. S'do te ishte e bukur dhe emocionuese nese do te ishte monotini.
U shperndam ne dhomat tona. Hapa telefonin dhe u dhashe shoqeve lajmin.
Shoqeria eshte e vetmja faqe ku une mund te shkruaj disa nga mendimet e mia. Kam nje shoqeri te gjere, por jo te tepruar. Por mund ta them me plot bindje se ende nuk e kam nje shon te vertete.

Sekretet e yjeve (The UNLOCKED)Where stories live. Discover now