Kapitulli 3

188 17 4
                                    

Shoqeria eshte e nevojshme. Kishin kaluar pese dite dhe vera ime ishte...familiare. Kisha shoke vetem ne internet, por jashte vetem familjen time dhe Courleny-sat. Dilnim cdo nate, te gjithe argetoheshim por vetmia ishte paksa e merzitshme per mua. Nje dite u cova ne mengjes dhe dola ne kopsht. Mami e kishte rregulluar per mrekulli vendin mbrapa, por pas ishte ende nje djerrine. Vendosa qe mbrapa te ndertoja nje streje te vogel. Matabe rruges ndodhej nje magazine ku shiteshin objekte. Shkova atje dhe bleva disa derrasa tek nje plak shume i lezetshem. I cova nje nga nje ne oborrin e pasme dhe te them te verteten u keputa nga pesha. Mora ne shtepi. Nje plasmas shiu dhe formova nje tende. Me duheshin disa derrasa pasi duhet mbeshtetur tek gardhi derrasat i ngula ne toke dhe vura tulla rreth e rrotull. Kishin kalur rreth dy ore dhe streha dukej per mrekulli. Ne garazh babi mbante bojra dhe e leva ate. Tek e fundit nje tip kreativ si une nuk duhet te kishte nje strehe aq te zymte. U lartezova koke e kembe me boje por ia vlejti. U kujtova se magazina perballe shtepise kishte nje si lloj tapeti te cilin mund ta vendosja ne toke.

Shkova, por nuk kishte njeri. Me sa duket plaku ia kishte lene punen nipit, pasi nga dera doli nje djale pak me i madh se une, me floke kacurrela bjonde dhe sy blu. Ishte i paraqitshem. E pyeta:

"Me falni, ju jeni ketu?"

Ai buzeqeshi dhe tha:

"Po pse nuk dukem?"

Zeri i tij ishte joshes, te linte pershtypjen e nje djali te keq, por syte nuk thonin te njejten.

"Ahaha, doja te thoja qe ju jeni ketu qe shisni, pasi pak me pare ketu ndodhej nje zoteri tjeter." Zeri im ishte paksa i ndrojtur.

"Ah, Gordoni." Tha sikur iu kujtia dicka. "Ai shkoi per te marr dicka ne shtepi, por une mund te ndihmoje."

"Oh faleminderit! Deshiroja te pyesja sa kushton ky tapeti ketu?"

"E dini se eshte per tu vene jashte besoj?" Me pyeti me medyshje.

"Po..prandaj e dua dhe une." Thashe me serioze.

"Mendoja se e doje per shtepi.." Tha dhe qeshi. "Nuk e di..besoj rreth 13 dollar."

I dhashe leket dhe shkova te mirrja tapetin, por ishte shume i rende. Si mundej nje tapet aq i vogel te peshonte aq shume.

"Ka pjese hekuri." Degjova. "...per tu mbrojtur nga lageshtia e tokes. Po deshe te ndihmoj une."

"Jo" i thashe papritur. "Do vij ta marr babi pak me vone. Mos t'ju mundoj."

"E c'mundim? Ja prit se erdha."

Hoqi xhiboksin e zi dhe vura re disa krahe munskuloz dhe disa vena qe rridhnin si gjarperinj mbi ta. Deri tani kosha pare meshkuj muskuloz, por ai me terhoqi. Ngriti tapetin dhe me kerkoi ti tregoja rrugen. Drejtova gishtin nga shtepia.

"Oh ju jeni fqinjet e rinj." Tha ai.

"Po." I thashe jo shume e emocionuar.

La tapetin ne toke dhe u kthye nga une.

"S'te pelqeka shume, apo jo?"

"Ne njefare menyre." Iu pergjigja.

Pas pak mberritem tek tenda ime, e cila te them te verteten ishte shume e bukur.

"Wow, e mrekullueshme, ti e ke bere?" me tha me habi. Une nuk jam tipi qe me pelqen te marr merita per ato cka bej ndaj i thashe se thjesht e kisha ndertuar.

"Jam perpjekur shume te beja dicka te tille, por gjithmone kam deshtuar." tha dhe qeshi me vete. Papritur degjoj zerin e tim eti.

"Hope dreka eshte gati, cpo ben aty?"

Has llegado al final de las partes publicadas.

⏰ Última actualización: May 28, 2015 ⏰

¡Añade esta historia a tu biblioteca para recibir notificaciones sobre nuevas partes!

Sekretet e yjeve (The UNLOCKED)Donde viven las historias. Descúbrelo ahora