Kapitulli 32

116 8 0
                                    

*(Teo)
I hutuar zbrita nga avioni dhe mora nje taksi. U nisa per tek shtepia e saj. Trokita lehte ne dere, ishte naten vone, ama une doja ta shihja ate. Deren e hapi nje vajze te cilen e kisha pare shpesh dhe mesa duket ishte fqinja e tyre.

-Pershendetje!

-Pershendetje! - me tha me nje ze dyshues dhe pak e trembur.

-Tiara, eshte ketu?

-Jo.... Tiara....

Ne ato momente me bie zilja e telefonit. Ishte Alvi.

-Alv!

-Teo, ku je?

-Shkova tek shtepia e Tiares...

-Ajo..... nuk eshte ne shtepi.

-Ku eshte?

-Teo, te lutem hyr brenda dhe kujdesu per Samanten. Vajza qe eshte aty duhet te ike. - degjova zerin e Aleas.

-Ne rregull..... por.....

-Teo flasim pak me vone.

Telefoni u mbyll. U futa brenda, dhe vajza filloi te mblidhte gjerat e veta. Me pershendeti dhe u largua. Pashe qe Samanten e kishte zene gjumi. Cfare po ndodhte? Ku ishin te tjeret?
Mora serish Alvin ne telefon.

-Alv, ku je ti?

-Teo, jemi ne spital.

-Cfare ka ndodhur?

-Tiara.....

Dicka brenda vetes me shtrengoi, nuk po merrja dot fryme, ndihesha keq, sikur papritur i gjithe ajri qe po merrja, m'u bllokua. U ngrita menjehere dhe dola jashte. Shkova tek vajza qe ishte aty pak me pare dhe i thashe qe te shkoje serish, sepse nuk mund te rri aty. Por as ajo nuk mundej. Nuk po dija c'te beja. Samanta ishte vetem, Tiara..... duhet te shkoja patjeter ta shikoja cfare i ka ndodhur! Trokita ne deren e nje fqinje tjeter. Doli nje zonje diku tek te 40-tat dhe me pyeti se cfare problemi kisha.

-Zonje, ju lutem, ne shtepi eshte nje femije, une kam nje problem duhet te shkoj patjeter, a mund te shkosh tek ajo, se s'mund ta le vetem! Ju lutem!

-Ne rregull.

E falenderova dhe ajo shkoi per tek shtepia ndersa une u nisa per ne spital. Mora Alean ne telefon.

-Teo...

-Alea, cfare ka ndodhur? Tiara eshte mire?

-Ku je ti?

-Lashe nje zonje te rrinte tek Samanta dhe u nisa per ne spital.

-Teo..... me mire mos te vije sonte..... nejse flasim ketu.

Mberrita ne spital dhe teper i shqetesuar pyeta per Tiaren. Me thane dhomen qe ishte dhe une shkova menjehere. Pashe Alean dhe Alvin qe ishin ulur dhe po prisnin te shqetesuar. U afrova prane tyre.

-Cfare i ndodhi Tiares?

-Teo, qetesohu.

-Cfare ndodhi? Ju lutem me thoni!

-Ajo kishte pire disa pilula.....thjesht u mbyll ne dhome dhe kur ne hapem deren me force, e gjetem te shtrire ne toke. Teo, ajo nuk ka qene aspak mire! Keto dite kane qene ditet me te veshtira! Vetem humbiste kontrollin, bertiste, uleriste, qante, ose mbyllej ne dhome dhe qante kur askush nuk e shihte. Humbi dy njerezit me te shtrenjte! Ne fakt se di tamam kete ndjenje, sepse kam qene shume e vogel kur prinderit e mi kane nderruar jete, por mungesen e tyre e ndjej akoma!

Alvi e perqafoi si per ta ngushelluar.

-Tiara, une doja t'i beja asaj nje surprize! Do t'i propozoja! Dhe per kete po me ndihmonte nje shoqja ime qe kam njohur andej. Asgje me shume! Ajo ka menduar dicka tjeter! Si t'ia shpjegoj?

-Teo, te lutem, jepi pak kohe. Jo tani. Po presim te zgjohet. Nese do ishim vonuar edhe pak mund te mos ishte me mes nesh!- tha Alea duke qare.

*(Tiara)
Me veshtiresi hapa syte, dhe kuptova qe ajo qe po shihja ishte e vertete dhe jo nje enderr. Isha ne spital. Ndjeja dhimbje barku, koke, ndihesha shume e lodhur, fizikisht dhe menderisht. Pra, kisha shpetuar. Nuk munda te bashkohem me prinderit e mi! Zoti zgjodhi te me ktheje serish prane ketyre njerezve. Te shohim tani se cfare ka pergatitur per mua. Jam e lodhur te marr ne dore situaten. Do pres te shikoj se cfare do te ndodhe......

Papritur, dera u hap, dhe pashe Alean. Erdhi prane meje dhe me perqafoi. Lotet nuk po ndalonin.

-Qetesohu, Alea. Jam mire.

-Fale Zotit je mire! Pse e bere kete?

-Alea te lutem, jam e lodhur.

Teksa po flisja me Alean, pashe dike qe kaloi, sepse dera ishte pak e hapur. Ishte ai! Papritur nuk po ndihesha mire. Me pushtoi nje atak paniku. Rrahjet e zemres u shpejtuan, kisha veshtiresi ne frymemarrje, djersitje..... Alea u shqetesua dhe thirri doktorin.

Pasi u munduan te me qetesonin, fillova te bertisja. Nuk e di as vete pse, por e humba kontrollin, nuk isha me vetvetja serish. Mbaj mend qe me bene nje qetesues....

*(Alea)
Isha prane saj, dhe papritur e pushtoi nje atak paniku. Lajmerova doktorin dhe u munduam ta qetesojme por ajo filloi te humbte me shume kontrollin. Vetem bertiste, uleriste! I bene nje qetesues. Teo i shqetesuar hyri brenda dhe po e shikonte. Dola jashte dhe e lashe aty.

*(Teo)
Hyra brenda. Ajo ishte e shtrire aty, sapo e qetesuan nga nje atak paniku. Ulerimat e saj me vinin ne vesh dhe une nuk isha prane saj ta ndihmoja! U ula ngadale prane saj dhe i ferkova lehte fytyren me dore. Nje lot me pershkoi faqen dhe mora doren e saj, e putha dhe po e mbaja. Vetem po e shikoja. Nuk ngopesha kurre duke e pare! Mund te rrija gjithe diten!

Premtimet vdesin  Where stories live. Discover now