SKENA V

2 0 0
                                    

~Një sallë në shtëpinë e Kapulerit.~

Muzikantt presin të gatshëm. Hyjnë shërbëtorët me pecetat.

SHËRBËTORI I PARË-Ku është Tigani që s'na ndihmon?
Po lan pjatat? Po kruan dërrasën e mishit?
SHËRBËTORI I DYTË – Po mbetën punët e shtëpisë në Duart e palara të një a dy vetëve,
S'do mend që s'ka si të shkojë mbarë.
SHËRBËTORI I PARË– Nxirri jashtë këta frona; hiqe
këtë dollap dhe ki kujdes qelqurinat.
Në më do mua, më ruaj një copë revani dhe
thuaji portierit të futë brenda Suzanën,
Mokrën dhe Nellën. Anton! Tigan!
SHËRBËTORI I TRETË - Urdhëro! Gati!
SHËRBËTORI I PARË –Të kërkojnë, të thërresin, pyesin e
shikojnë për ty në sallën e madhe.
SHËRBËTORI ITRETÈ - Nuk mund të ndodhemi hem
këtu, hem atje.
SHËRBËTORI I DYTË - Hajde djem, lëvizni pak; mos
harroni se ai që rron më shumë, i trashëgon të gjitha.
(Dalin)

(hyjnë Kapuleti, Zhulieta dhe pjesëtarë të tjerë të familjes,
duke u takuar me mysafirët, disa prej të cilëve kanë maska;
pastaj hyn Romeoja dhe shokët e tij të maskuar)

KAPULETI – Mirë se erdhët, zotërinj! Mbas pak kini
Për të vallëzuar me gra që s'kanë kallo në këmbë.
Ah, ha, moj zonja! Cila nga ju nuk do pranojë të kërcejë?
Kush nuk pranon, betohem që ka kallo.
A nuk i rashë pikës?
Mirë se erdhët, zotërinj! Dikur edhe unë,
Si ju kam vënë maska dhe pëshpëritja
Në veshin e vajzës së bukur, fjalë të ëmbla,
po iku ajo kohë, iku, iku!
Mirë se erdhët, zotërinj! Filloni pra e mos përtoni!
Filloni muzikantë! Hapuni, hapuni!
Na hapni vend dhe hajde, vallëzoni çupa!

(Nis muzika dhe vallja fllon.)
Hej, djema, sillni shpejt edhe ca dritë!
Largoni bangot, shuani dhe zjarrin!
Se dhoma u ngroh tepër, u bë valë.
Sa mirë, si s'pritej, kjo festë po shkon mbarë!
I dashur kushëri, ulu ti, ri; se për mua dhe ty,
Iku koha e valles, iku, shikoje vetëm me sy!
Sa kohë kemi që s'kemi vënë më maskë?
KAPULETII DYTË– Për shën Mërinë bëhen tridhjetë vjet.*
KAPULETI – Bah! Ç'hua? Jo, nuk bëhen kaq shumë;
Ne kemi që nga dasma e Luçentit,
Rushajet kur të vinë mbushen plot
Njëzet e pesë vjet që s'vëmë maskë.
KAPULETI I DYTË– Shto, shto dhe ca, se i biri është i
madh, zotëri.
I biri i ka arritur të tridhjetat.
KAPULETI - Ç'thua more? Dy vjet më parë ai ish nxënës.
ROMEO - (Një shërbëtori) Kush është ajo zonjë atje tej.
Që po i ndrit në krah atij kreshniku?
SHËRBËTORI –S'e di, or zot.
ROME0 –Oh, shiko, edhe pishtarit i dhënka mësim si të ndriçojë!
Mbi faqe i ndrit natës si diamant,
-----------------------
*Bëhen tridhjetë vjet - Meqenëse Zhulieta i ka mbushur katërmbëdhjetë vjet,
atëherë zonja Kapulet duhet të jetë njëzet e tetë vjeç, ndërsa i shoqi, për të cilin thonë
se ka tridhjetë vjet pa vënë maskë, duhet të jetë të paktën rreth gjashtëdhjetë vjeç.
-----------------------
Si ndrit mbi veshin e arapkës një brilant
E tillë bukuri me dorë s'do përlyer,
Se qenka shumë e rrallë e shumë e vyer.
Shoqet e saj duken si sorra,
Ajo pëllumbeshë e bardhë si bora.
Do të takohem, kur vallja të ndalojë,
Dhe dorë e saj në timen do qëndrojë.
A thua se zemra ime s'paska ndierë,
Një dashuri të saktë tjetër herë?
Betomuni o sy se gjer më sot,
Bukuri të tillë s'keni parë dot.
TIBALTI– Nga zëri ky më duket si Montag,
Më sill shpatëzën djalë, ta nxjerr mërinë,
Mbi këtë qen që vjen me maskë qesharake,
Për asgjë të mirë, veç të na prishë gostinë.
Mos paça as gjak as nder të fisit tonë;
Në u pendofsha, kur ta shrij, ta bëj kufomë!
KAPULETI – Nipçe, për ku je nisur si furtunë?
TIBALTI- Ungj, ai është Montag, armiku ynë.
Ka ardhur i poshtri me qëllim,
Të tallet sot me tërë këtë shkëlqim.
KAPULETI– Mos është Romeoja?
TIBALTI– E njoha, vetë ai zuzar!
KAPULETI– Rri urtë nip, e mos e prek,
Se, si ëngjëll sillet, djalë madhështor;
Në daç të dish ç'eshtë e vërtea,
Tërë Verona e ka si dash përçor;
Si djalë të matur e tërë virtyte,
Që ti edhe qytetin tërë të ma falësh,
Në shtëpinë time, s'të lë ta poshtërosh;
Tregohu i duruar e mos ia vërë veshin;
Çele fyeyrën mbahu buzagaz.
Se tytyrë e ngrysur si shkon kësaj darke.
TIBALTI - Kanë hije fort pěr armiq zuzarë;
S'mundem ta duroj!
KAPULETI – Do ta durosh!
Ç'na qenka, s'mund ta durosh! Ta durosh!
Përndryshe, zhduku që këtej!
Se zot shtëpie jam unë e s'je ti!
S'duroke dot! Mos do të bësh rrëmujë?
Ta bësh mbrëmjen lesh e li me miqt e mi,
Që të lavdërohesh për trimëri?
TIBALTI– Është turp, xhaxha.
KAPULETI- Prapsu, i palyrë! Mos u trego gdhë!
Nga kjo lëvdatë ndoshta humb dhe jetën.
Të kuptoj ku e ke hallin, do të kundërshtosh!
- Ju lumtë miq! - Më zutë ngushtë! (Tibaltit)
Qenke mistrec! Rri urtë, të them,
Përndryshe ... - (Shërbëtorëve.) - Sillni dhe ca dritë! -
Të bëj unë të urtë, po më vjen turp. (Mysafirive.)
Vallëzoni ju, të dashur miq!
TIBALTI- Kur ma pengon inatin detyrimi,
Më ngrihet leshtë e kokës nga tërbimi.
Po shkoj, pa inatin që më mundon,
Ia nxjerr për hundësh ca më vonë. (Del.)
ROMEOJA – (Zhulietës) Sikur ta ndyj me dorë këtë altar,
Si një besnik i urtë, bëj një faj,
Po buzën e kam gati si fetar,
Me puthje të ëmbla, mëkatin të ta laj.
ZHULIETA – Fetar besnik, pse e fyen atë dorë,
Që po më shfaq aq ëmbël adhurim;
Edhe haxhiu tok dorën me shenjtorë;
Dhe si e tok, e puth e merr bekim.
ROMEO– Po s'ka shenjtori buzë e duar?
ZHULIETA - Buzët i ka për t'u falur, o haxhi.
ROMEO – Atëherë tok dhe buzët pa ngurruar, Dhe falu, shenjt, për gaz e lumturi.
ZHULIETA - Shenjtori nuk lëviz, po rri në vend.
ROMEO- Pra, mos lëviz, të marr bekimin tënd. (E puth.)
Kushtu i laj mäkatet që kam bërë.
ZHULIETA – Arëherë, i mora unë që të tërë.
ROMEO- Mëkat, nga buza ime?Ç'fjalë e çmuar!
Ma jep prapë, të laj mëkatin e formuar. (Eputh përsëri.)
ZHULIETA – Puthke mbas librit, si i mësuar!
TAJA – Zonjë, të do jot ëmë për një fjalë.
ROMEO – Po cila është e ëma?
TAJA – A, more bir! E ëma është zonja e shtëpisë;
Ç'zonjë e mirë, e mençur dhe e sjellë!
Që ta dish, unë ia kam rritur këtë çupë,
Me të cilën zotrote kuvendoje.
Fatmadh do të jetë ai që ta marrë,
Se veç vajzës do marrë edhe mallë.
ROMEO- Mos është, valle, bija e Kapuleit?
Oh, sa çmim të rëndë dashkam të paguaj!
M'u bëka jeta ime borxh i hasmit!
BENVOLI – Ikim tashti, darka po mbaron.
ROMEO–E shoh, andaj jam turbulluar.
KAPULETI – Mos ikni kag herët, zotërinj.
Se s'ka mbaruar darka jonë e varfër.
Ashtu, e pse po nxitoni? U falemnderit.
Falënderime të përzemërta, zotërinj.
Natën e mirë - Sillni dhe ca dritë!
Atëherë le të shkojmë për të fjetur.

Mor bir! (Kapuleti të dytë) qenka tepër vonë, për besë,
Po shkoj të fle.
(Dalin të gjithë përveç Zhulietës dhe tajës.)
ZHULIETA – Pa eja, tajë, cili është ai?
TAJA-Trashëgimtari dhe biri i Tiberit.
ZHULIETA – Po ai që po del tashti nga dera?
TAJA – Për besë, ai më ngjan si biri i Petrit.
ZHULIETA – Po ai përpara tij, që nuk kërceu?
TAJA- S'e njoh.
ZHULIETA – Shko pyet. -Në është i martuar.
Mu bëfë varri shtrat i nusërisë. -
TAJA- E quajnë Romeo, është Montag.
Biri i vetëm i hasmit tënd të madh.
ZHULIETA - Nga kjo urrejtje e madhe, për çudi;
Më lindi në zemër një e rallë dashuri!
Ajo që pres, më duket se s'do vijë;
Dhe ajo që s'pres, më parë do të mbërrijë!
Kjo dashuri me një armik të nxirë;
Më ndjell në zemrën time, një mynxyrë
TAJA - Ç'po let ashtu?
ZHULIETA- Një vjershë që mësova pak më parë, Prej tij, kur vallëzonim në sallë.
(Dikush therret përbrenda: "Zhulietaaa!")
TAJA – Erdhëm, erdhëm!
Eja të hyjmë brenda, se të gjithë kanë shkuar.
(Dalin)

                    -Prologu-
(Hyn Kori.)
KORI –Në shtrat të vdekjes heq dëshirë e vjetër
Dhe trashëgimtar bēhet një epsh tjetër,
Se vajza që Romeoja jepte jetën
Nuk mund të krahasohet me Zhulietën.
Romeoja pra, një vajzë tjetër dashuron,
Dhe që të dy magjepsen nga vështrimet,
Po ndërsa ai armikun përgjëron,
Ajo nga grep i tmerrshëm vjedh gëzimet;
Se hasmin askush s'e qas në prak
Me vajzën e vetme të ferkohet,
Dhe ajo, me shumë epsh, po mjete pak
Përpiqet me dashnorin të takohet.
Dhe koha e dashuria u jep fuqi
E hidhërimet kthehen në ëmbëlsi.

You've reached the end of published parts.

⏰ Last updated: Feb 25, 2023 ⏰

Add this story to your Library to get notified about new parts!

William Shakespeare-ROMEO DHE XHULIETAWhere stories live. Discover now