10.Pergjigje numer dhjete.

46 7 4
                                    

Kritika e radhes eshte per librin "Story of a lifetime " by __staarlight_ ♥

Libri eshte i ketij viti,qe keshtu nuk jam vone per here te pare me nje liber.Hehe xp.

Historia ka te beje me Raelin dhe Elion,dy te dashuruar mesa kuptoj une.Pershkrimet me duhet ta pranoj qe jane te shkurtra,por te bukura.Me jep mundesi te marr fryme e te kem pauza kur lexoj.

Qenka nje histori dashurie adoleshentesh,ku Raeli e do Elion,por s'ia ka thene kurre.Derisa nje dite vjen Alea dhe ia merr gati.Ehh jane te shkathet dynjaja moj!Nuk skuqen si ty sa here e sheh.Edhe keta nuk folen aq shume,se fundja aq zgjasin bisedat ne instagram.

 Nuk pyetet crushi 'cili tip vajze te pelqen' se mund te ndodh qe edhe s'je tipi tij edhe skuqesh prap.Turperohesh o moter! Pse s'me ke treguar me perpara,zemer? Mos doje ndonje anjshtanj te vinte ta tregonte ? Vajza te do ja ben MUUU qe ne pjesen e pare te librit,ti s'kupton.Ncnc!

 Elio nuk do qe bota ta dije qe keta jane bashke.Po mire moj e uruar,kaq shpejt te pelqeu dhe ai ty? Ai te premtoi boten,po ne te tjeret ku do jetojme o budallaqe? Nuk e di por adoleshenca eshte mosha me e pj**** ndonjehere.Nejse.

 Puthja e pare eshte me e paharrueshmja,por per vajzen paska lene nje shije te hidhur.E keshtu themi te gjithe njehere,pastaj e kujtojme si momenti me i vecante nga dashuria e pare.Si qenka Elio? Ndonje badboy pa ndjenja? Na e thoni edhe ne.

Nderkohe shoqja e ngushte perdor justifikimin 'nese ti je e lumtur'.E dashur,lumturia s'eshte nje mashkull qe nuk do ta dije bota qe eshte me ty.Po hajt te shohim po ndryshoi! Te jesh i ri dhe pa shqetesime? Epo jo.Me mire s'mund ta thoje.

Takoheni naten dhe ke frike te te preke? Po cun eshte dhe ai.Kuptoje.Nuk eshte lakuriq nate pa ndjenja.Vete e deshe,tani mos u habit.Njeri qe nuk do te ike ne Itali,ty te kam pare.

Elio eshte mashkull ne fund te fundit.Ne mos sot,neser do ta kerkoje se s'ben ta beni njehere se bashku.E me kete njehere e shume here te tjera.Ti mbase ke frike ose do kohe,po djali s'paska durim.Ky eshte nje super redflag.Sosja e durimit do te beje me lot ne sy dhe ben mire ta mendosh bileten e Italise para se te te digjesh po te me degjosh mua.

Nuk te la vajza vetem,Elio,thjesht ti nuk u bere si Hose Miguel neper telenovela spanjolle dhe nuk shkove ne aeroport pas saj.Ty te lumte,Reali qe me degjove.Keto kthimet pas disa vitesh s'me krijojne aspak nje ndjesi te mire.Fundja,kur djemte kane vazhduar jeten me sa e sa femra,ne femrat na fluturojne ende fluturat ne stomak sikur shekuj te kalojne pa i pare djemte.

 Me pelqen fundi i kesaj historie,ku thekson se sado qe kalon koha dashuria e tyre vazhdon.Ndonjehere ca dashuri jane te destinuara te mos vazhdojne mes nje djali dhe nje vajze,por mes ketij djali me vajza te tjera dhe e anasjellta.Dashurite e para nuk jane gjithmone dashurite me fund te lumtur qe zgjasin derisa vdekja ti ndaje.Ama jane po keto dashuri qe pavarsisht njerezve e viteve,nuk jane ndare asnjehere.Nuk jane larguar asnjehere dhe kane jetuar pergjithmone ne zemrat e njeri-tjetrit.

Historia ishte e bukur,e shkurter,me nje titull domethenes,qe pavarsisht se trajtimi i historise eshte i thjeshte dhe jo me ndonje trajtim te thelle,tregon shumecka per dashurine qe gjithesecilit prej nesh ja ndryshon jeten.Tregon ndjenjen e forte te dashurise se pare,puthjes se pare,lendimit te pare...

Me pelqeu! Me pelqyen personazhet,ngjarjet,ikjet-ardhjet,takimet ne mesnate apo xhelozirat e kota.Shume suksese ne historite e tjera ♥

Më thuaj Një KritikëDove le storie prendono vita. Scoprilo ora